SYRI TV/ Qytetarët i refuzuan 'besën', Rama u kundërvihet protestueve: Nuk dorëhiqem!

15:44, 26/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ditë pasi qytetarët e protestës 56-ditore refuzuan planin me mbishkrimin “Besa” të Edi Ramës, ky i fundit u është kundërvënë sërish, duke i cilësuar ata “sorra e korba”. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama shprehet se nuk do ta japë dorëheqjen e kërkuar nga qytetarët, pasi, sipas tij, është zgjedhur për të qeverisur me 800 mijë vota. Kryeministri ka sfiduar protestuesit që të vazhdojnë të protestojnë deri në vitin 2029, duke u shprehur se nuk ka ndërmend të largohet, pavarësisht revoltës qytetare.

Pasi qytetarët refuzuan dokumentin e tij, që mban mbishkrimin “Besa”, kryeministri Edi Rama u është kundërvënë protestuesve, duke refuzuar të japë dorëheqjen me argumentin se është zgjedhur me 800 mijë vota dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet deri në vitin 2029. Përmes një reagimi në platformën X, Rama sulmoi sërish qytetarët, duke i quajtur “sorra dhe korba”, ndërsa nuk shfaqi asnjë shenjë reflektimi.

“Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre, e as për të tërë ata bashkë, s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo! Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN, sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta. As mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres sime me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029, po të duan!”

Një ditë më parë, qytetarët refuzuan dokumentin e paraqitur nga kryeministri, duke paralajmëruar vijimin e protestave masive deri në largimin e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco