Paketa e Maleve, Bardhi- Ramës: e-Albania rrëzon propagandën e kryeministrit, as Diella e tij nuk e beson më

Paketa e Maleve, Bardhi- Ramës: e-Albania rrëzon propagandën e kryeministrit, as Diella e tij nuk e beson më

12:22, 26/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një reagim në rrjetet e tij sociale, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim lidhur me Paketën e Maleve. Bardhi theksoi se platforma e-Albania dhe inteligjenca artificiale që Rama ka përdorur në komunikimin publik rrëzojnë deklaratat e kryeministrit për përjashtimin e shtetasve të huaj nga kjo skemë.

Në reagimin e tij, Bardhi publikon edhe një video ku tregohet se aplikimi në e-Albania ofron mundësinë për regjistrim si “shtetas i huaj”. Deputeti demokrat e cilëson këtë si një tjetër rast propagande nga ana e qeverisë dhe kërkon që qytetarët të verifikojnë vetë informacionet përmes platformave zyrtare.

Bardhi vijon akuzat ndaj kryeministrit, duke u shprehur se as mjetet e inteligjencës artificiale nuk mbështesin qëndrimet e Edi Ramës për këtë çështje.

Postimi:

As Diella e vet nuk e beson më Edi Ramën.

Me një klikim në e-Albania, ministrja e tij virtuale i rrëzon kryeministrit mashtrimin se shtetasit e huaj nuk mund të bëhen pjesë e Paketës së Maleve. Platforma zyrtare e ofron qartë mundësinë për të aplikuar si “shtetas i huaj”.

Në video👇 është edhe një dialog me ChatGPT, të cilin Rama përpiqet ta përdorë si mjet mashtrimi dhe propagande për ligjin e tij klientelist.

As Diella, as ChatGPT nuk e mbështesin mashtrimin e tij. Besoj, as Claude, të cilin Rama e përdor çdo ditë. Mjafton t’i pyesësh pa ua diktuar përgjigjen ose të bësh vetëm një klikim në e-Albania dhe propaganda e tij bajate bëhet leckë.

Kur edhe Diella të përgënjeshtron, nuk ka më inteligjencë artificiale që e shpëton nga refreni, i cili e ndjek kudo: “Rama, jep dorëheqjen!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco