Mijëra qytetarë marshuan dhe sot në ditën e 56-të të protestës popullore për rrëzimin e qeverisë dhe ndërrimin e sistemit politik në rrugët e Tiranës.
Një moment pikant nga ky marshim ka qenë lënia e një mesazhi si përnatë mbi bulevard për kryeministrin Edi Rama.
‘I pabesë’ shkruan qytetarët në pllakat e bulevardit, duke iu referuar kryeministrit.
Thirrje të tjera ishin edhe:
‘Poshtë diktatura’, ‘Marshoni’, ‘Bashkohuni me ne’, ‘Parlamenti i krimit’, ‘Shqipëria e shqiptarëve’, ‘Revolucion’, ‘Poshtë patronazhistët’, ‘Rama jepe dorëheqjen’.

© SYRI.net