Është mbyllur protesta e 56-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës, e zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë.
Pas marshimit nëpër Tiranë dhe fjalimeve e mesazheve të mbajtura nga qytetarët përpara Kryeministrisë, protestuesit janë larguar nga sheshi duke përsëritur thirrjet për vijimin e protestës.
Në përfundim të tubimit, pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që në ditën e ardhshme të ketë një pjesëmarrje edhe më të madhe, duke deklaruar se mobilizimi i tyre do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të ngritura ndaj qeverisë.
© SYRI.net