‘Besa nuk ndërtohet me simbolikë’/ Ish ministrja Meksi-Ramës: Ajo matet me angazhimet e mbajtura

‘Besa nuk ndërtohet me simbolikë’/ Ish ministrja Meksi-Ramës: Ajo matet me angazhimet e mbajtura

20:46, 25/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e vendosur konceptin e ‘Besës’ përballë standardit të besueshmërisë së qeverisjes.

Në një mesazh të fortë, Meksi thekson se besimi i qytetarëve në demokraci nuk fitohet përmes simbolikës apo premtimeve për të ardhmen, por provohet nga mënyra se si qeveriset: nga angazhimet e mbajtura, institucionet që funksionojnë, rezultatet konkrete dhe llogaridhënia.

‘Besa: standardi moral i besueshmërisë së qeverisjes’, shkruan Meksi.

Ish-ministrja e PS-së nënvizon se besimi nuk mund të kërkohet nga qytetarët, nëse ai nuk mbështetet mbi funksionimin real të shtetit.

Reagimi i Ermelinda Meksit:

Besa: standardi moral i besueshmërisë së qeverisjes

Në demokraci, besimi nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë, rezultate të prekshme dhe llogaridhënie, që  janë kushte për besueshmërinë e qeverisjes.

Besa nuk është thjesht një premtim për të ardhmen. Ajo matet me përmbushjen e angazhimeve, funksionimin e institucioneve dhe llogaridhënien,mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve te qeverisja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco