Avokati Gentjan Alimadhi deklaroi se protestat që po zhvillohen në vend kanë detyruar qeverinë, qytetarët dhe institucionet e drejtësisë të reflektojnë mbi situatën aktuale.
Në një intervistë për “Kafe Shqeto”, ai u shpreh se pritshmëritë ndaj SPAK-ut kanë qenë të mëdha, por sipas tij, shumë qytetarë tashmë po vënë në dyshim pavarësinë dhe efektivitetin e këtij institucioni.
Alimadhi tha se SPAK-u duhet të tregojë se bën drejtësi edhe për çështjet që lidhen me politikën, duke theksuar se mungesa e drejtësisë është një nga arsyet kryesore që po nxit largimin e shqiptarëve nga vendi.
Ai bëri gjithashtu thirrje për një pjesëmarrje sa më të gjerë në protesta, pa ndasi politike, duke theksuar se ato duhet të bashkojnë qytetarët pavarësisht bindjeve të tyre.
Alimadhi:
Pyetja ishte shumë me vend. Kjo protestë bëri që të shikojnë në pasqyrë edhe të bëjnë një llogari me veten e vet shumë aktorë. Në radhë të parë qeveria, në radhë të parë kjo qeveri e përbërë nga mediokër, banditë, më fal për shprehjet e rënda, por... bën të shihen në pasqyrë edhe të bëjnë një analizë të vetvetes të gjithë protestuesve, protestuesve por edhe të gjithë popullit shqiptar. E pamë në intervistat e mëparshme, në telefonatat e mëparshme që shumë nga njerëzit, shqiptarët kudo që ndodhen, po pyesin veten, çfarë populli jemi ne? Pra, përballë sjelljeve të kësaj qeverie, pra përballë një, mund të themi, përdhunimi në të gjitha aspektet të popullit shqiptar nga kjo qeveri dhe nga ky sistem, shqiptarët bëjnë pyetjet, ku paskemi qenë? Si ka mundësi që pranojmë një të tillë? Si ka mundësi që ky vete i prish shtëpitë në afërt atje në malësi edhe pastaj këta venë e presin atje edhe pse e dimë shumë mirë si janë të organizuara ato takime.
Pra, i treti aspekt, i treti aktor që e sheh veten besoj në pasqyrë dhe që duhet të pyesë veten apo bëjnë mjaftueshëm, është pikërisht drejtësia dhe organi që qëndron në krye të kësaj drejtësie dhe që të gjithë kanë sytë atje, është pikërisht SPAK-u. Unë kam qenë një nga ata që në intervista të mëparshme, të dy-tre vjetëve përpara, normalisht isha dhe jam akoma optimist për gjenuitetin, për sinqeritetin mund ta quajmë dhe pavarësinë që ka ky organ ndaj kësaj mase të madhe, këtij deti të madh me indicie, me prova edhe me krime të ndryshme. Tani, të gjithë protestuesit dhe të gjithë ata që nuk po protestojnë por janë të atij mendimi, po e vënë pak në dyshim këtë gjenuitetin, pavarësinë e këtij organi. Sepse ose ky organ është aq i ngarkuar me punë sa nuk ia del dot të ndjekë të gjitha, ose ndjek prioritetin e gabuar. Pra, po merret me çështje që po kanë të bëjnë me kriminalitetin e organizuar, me raportet, me indicet, me provat që vijnë nga shtetet e ndryshme për të akuzuar të veçantë në trafike e të ndryshme të tjera, dhe lë mënjanë krimet që ndodhin në gjirin e politikës.
O nuk e di, o janë të trembur, ose presin që protesta të vazhdojë edhe 50 ditë të tjera që të ndihen më të ngrohur, nuk e di. Por një gjë është e qartë, që kjo protestë... Është kjo pritja më e madhe e nga ana e të gjithëve. Dhe pikërisht kur flisja për prioritete, për hierarki në radhën e çështjeve që ndiqen, para dy tre vjetësh thashë do, Rama do bëjë punën e pistë, pra Rama do hetojë do fusë në burg të gjithë të tjerët dhe pastaj mund të ketë një... një pakt, një premtim, mund ta shesë, nuk e di nëse e kuptova qartë, a mund të arrestojë ndonjë ministër tjetër apo mund të arrestojnë apo mund të hetojnë, po të bënte të paktën punën që po presim të gjithë. Ai nuk po bën asgjë. Ai ka arrestuar dy tre kundërshtarë të tij politikë, ata që mund t'i prishin punë dhe i duheshin për statistika. Për t'ia shitur se e di tash e shet si mirë atë pak që bën edhe protestat ai po i shet në çuditërisht, paradoksalisht, po i shet në opinionin ndërkombëtar sikur është meritë e një shoqërie demokratike.
Pra, duke trajtuar pyetjen, SPAK-u ndodhet në krizë të thellë në këtë moment. Sepse pritshmëria që kishim, dyshimet që mund t'i jepnim benefitin e dyshimeve që mund të kishim dje, tashmë nuk e ka më. Pra është momenti që SPAK-u të tregojë që bën drejtësi dhe e dimë shumë mirë që në qoftë se nuk funksionon drejtësia në këtë vend, unë bëj besimin se do kemi akoma eksod, sepse edhe ai eksodi, që është drama më e madhe, hemorragjia demografike, që është drama më e madhe e këtij populli, është pikërisht sepse mungon një sistem drejtësie.
Mungon një drejtësi shoqërore. Përveç spitaleve e të tjera e të tjera që mund të zgjidhen sepse njerëzit vizitohen dhe kthehen, por problemi është që mungon një drejtësi sociale. Dhe për t'iu kthyer atij telefonuesit shkodran nga jashtë shtetit... për t'u kthyer te protesta, nuk do ta paragjykojmë këtë protestë, nuk do të paragjykojmë ata që janë aty që, jo janë marksistë, jo janë neo-marksistë, jo janë iranianë e të tjera e të tjera. Unë do isha për një kohezion social pikërisht në këtë moment, po e shihni shumë mirë që armiqtë në këtë betejë, pra ata që drejtojnë qeverinë në këtë moment po kundërshtojnë faktin që s'ka pjesëmarrje. Edhe pse e dimë shumë mirë që në momente të veçanta kjo protestë ka përmasa gjigante. E ata e dinë shumë mirë që po protestohet në gjithë Evropën, në gjithë botën. Ata e dinë shumë mirë që numrat janë. Por për t'i kënaqur ata dhe për t'i dhënë një numër më të madh unë do kërkoja që të kishte një kohezion social.
Të kishte, të mendonin, të lejoheshin të merrnin pjesë, ta ndjenin detyrë që të merrnin pjesë, militantë të të gjitha partive, përfshirë këtu Partia Demokratike. Po dhe pse jo, ata komunistë të zhgënjyer që kanë votuar Ramën deri dje sepse ishin e keqja më e pakët edhe s'mund të votonin Sali Berishën. Pra edhe ata, edhe atyre, sepse jam i sigurt që nesër do kenë mundësi të votojnë parti të tjera që do krijohen, parti të reja që s'kanë lidhje me të kaluarën. Pra duhen lejuar që të ofrohen dhe ata. Marksistë, në qoftë se marksizmi dhe manifesti i Marksit do rrëzonte Ramën edhe do pastronte nga ky sistem i kalbur, unë jam i pari që do ta quaja veten marksist edhe do mbaja 100 volume të manifestit, do i mbaja në shtëpi.
© SYRI.net