VIDEO/ Zhupa: Saranda peng i një terminali të projektuar keq, kohë e humbur, trafik dhe…

VIDEO/ Zhupa: Saranda peng i një terminali të projektuar keq, kohë e humbur, trafik dhe…

12:45, 26/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar mënyrën se si është projektuar terminali i autobusëve në Sarandë, duke e cilësuar atë një dështim të infrastrukturës urbane. Sipas saj, autobuset dhe mjetet e transportit detyrohen çdo ditë të përshkojnë rreth 1.5 kilometra shtesë deri te rrethrrotullimi në hyrje të qytetit vetëm për t’u kthyer në drejtimin e destinacionit të tyre, për shkak të një projekti të gabuar.

Zhupa thekson se edhe vetë rrethrrotullimi është ndërtuar në mënyrë jofunksionale, duke krijuar trafik, ndotje dhe humbje kohe për qindra udhëtarë, ndërsa akuzon Bashkinë e Sarandës se ka realizuar një projekt pa studime profesionale dhe pa vizion.

Reagimi i Ina Zhupës:

Kjo është rutina e përditshme e autobusëve dhe mjeteve të transportit në Sarandë. Terminali i projektuar keq i detyron të bëjnë këtë rrethrrotullim çdo ditë, që është vetë i pastudiuar. Në vend që mjetet e transportit të udhëtarëve që dalin nga terminali të marrin drejtimin e destinacionit të tyre, ato detyrohen të përshkojnë rreth 1.5 kilometra deri te rrethrrotullimi i rrugës së pestë, në hyrje të qytetit, vetëm për të bërë rreth rrotullimin dhe për t’u rikthyer në drejtimin e duhur ku e kanë destinacionin.

Sikur të mos mjaftonte ky projektim i gabuar i terminalit, i bërë pa studime ekspertesh po duke u bazuar në eksperimente post ndërtimi sic i quajnë punonjësit e bashkise. Edhe vetë rrethrrotullimi është ndërtuar në mënyrën më jofunksionale të mundshme. Ai bllokon lëvizjen e mjeteve të mëdha, krijon trafik të panevojshëm dhe vështirëson qarkullimin normal.

Kjo është pasoja kur infrastruktura nuk projektohet nga ekspertë të sigurisë rrugore dhe urbanistikës, por me vendime absurde bashkiake, pa vizion dhe pa studime profesionale të bashkisë Sarandë. Rezultati është i dukshëm çdo ditë: humbje kohe për qindra udhëtarë, ndotje e shtuar dhe trafik i rënduar në hyrje të qytetit. Saranda ka nevojë për një infrastrukturë moderne dhe funksionale, jo projekte të menduara keq që u kushtojnë çdo ditë qytetarëve, bizneseve dhe turistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco