PaBesia me Zvërnecin/ Zbulohen propozimet e Ramës për anullimin ose jo të projektit

PaBesia me Zvërnecin/ Zbulohen propozimet e Ramës për anullimin ose jo të projektit

14:59, 26/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri propozon një moratorium 3 mujor për diskutime edhe me protestuesit. Pastaj vendimmmarrje. Po cilat janë pikat e errëta?

Brenda dy muajve, i gjendur në hall, Edi Rama është munduar të bëjë pitueta të mëdha, gjë që e bën krejtësisht të pa besueshëm dokumentin e tij BESA. Një ndër to është pjesa për projektin Sazan - Zvërnec, i cili u bë shkakku i shpërrthimit të revolucionit të flamingove. Në dokumentin e konsideruar si strategjik për të parashikohet një kohë tre mujore reflektimi, duke e lënë të hapur mundësinë e ecjes përpara ose anullimit të tij.

Por, në ditët e para, atëherë kur fliste për agjentura të huaja, media greke që donin të na shkatërronin turizmin, iranianë islamikë që po luftonin Shqipërinë, Edi Rama e lidhi fatin e tij si kryeministër me këtë projekt. Mesazhi i tij qe i qartë: "Sa të jem unë projekti nuk anullohet". Në një intervisë për televizionin gjerman ZDF Rama tha: ``Ùnë jam kryeministër i Shqipërisë dhe nuk mund ti them jo një investimi privat 4 miliarde eurosh".

Me stilin e tij karakteristik ai ai përsëriti në forma të ndryshme idenë e mos tërheqjes nga ky projekt: ``Shqipëria nuk tërhiqet nga ëndrrat e mëdha`, këmbënguli ai në 14 qershor, në një fjalë ku mbrojti investimin dhe sulmoi ata që përhapinin dezinformacion rreth tij. ``Klikoni dhe shihni se cfarë dëmi të madh po i bëni vendit`, i është drejtuar ai atyre që i kërkonin anullimin e këtij projekti.

Por, po të lexosh dokumentin BESA, të cilin Lapsi.al e disponon, vë re se duket sikur kryeministri ka bërë një kthesë 180 gradëshe. 

Aty Rama, i cili ka shpallur fazën e reflektimit, empatisë dhe dëgjimit të njerëzve reket të lërë të hapur fatin e të ardhmes së projektit. Në dokument thuhet se brenda 90 ditësh synohet të zhvillohen dëgjesa, përfshirë dhe grupet që protestuan si dhe të bëhen publike dokumenta apo të realizohet një vlerësim paraprak, për të marrë më pas një vendim për të ardhmen e projektit. Dokumenti i parasheh "pa paragjykim" të gjitha opsionet, duke e shndërruar atë në testin e parë të platformës BESA.

 “Një metodë strategjike provohet aty ku vendimmarrja është më e ndërlikuar dhe besimi më i cenuar. Për këtë arsye, Vjosa-Narta zgjidhet si testi i parë i Metodës BESA. Qëllimi nuk është të rihapet politikisht e shkuara, po të provohet nëse një proces i plotë dëgjimi, evidence, shpjegimi dhe matjeje mund të prodhojë një vendim më të besueshëm",- shkruhet në dokument.

Sipas dokumentit, ky test nuk nis me asnjë paragjykim, as nëse projekti duhet të vazhdojë dhe as nëse duhet ndalur. Çdo mundësi duket se lihet e hapur

“Alternativat janë vazhdimi me garanci, korrigjimi, kushtëzimi, rikonceptimi ose ndalimi,  "sipas asaj që lejojnë ligji, kontratat dhe provat". Asnjë hap i Metodës BESA nuk pezullon kompetencat ligjore, procedurat administrative, detyrimet kontraktore ose kontrollin gjyqësor”,- saktësohet në dokument. Dhe analizimi i këtij projekti, me filtrat e rinj të BES-ës, parashikohet të realizohet brenda tre muajsh.

“Brenda këtij afati përfundojnë dëgjesa, hapja e dokumentacionit të publikueshëm, vlerësimi paraprak dhe vendimi i arsyetuar për hapat pasues. Detyrimet që kërkojnë më shumë kohë regjistrohen me afate publike, institucione përgjegjëse dhe raportim të vazhdueshëm në Flamingo Mirror”,- shkruhet në dokuement.

Sipas dokumentit do të ketë dëgjesa edhe grupet që protestuan. Po ashtu parashikohet një vlerësim I pavarur i ndikimit mjedisor si dhe bërja transparente e kontratave, vendimmarrjeve dhe dokumentave, ``për aq sa lejon ligji``. Garancia që jepet është se gjatë kësaj periudhe tre mujore nuk do të ndërmerret asnjë vendim që mund të jetë I pakthyeshëm. 

Po të lexohet me vëmendje drafti i BESA-s aty vërehet se janë kujdesur që të lihen hapur të gjitha shtigjet për të gënjyer opinionin publik. Transparenca do të bëhet deri në atë masë për sa e lejojnë kontratat ndërsa për pezullimin thuhet togfjalëshi: `për aq sa e lejon ligji, kontratat dhe provat`.

Por, pika që e bën më të pabesueshme të gjithën është krahasimi i këtij teksti me deklaratat e fillimit të Ramës, kur ai e lidhte egzistencën e këtij projekti me qëndrimin e tij në krye të qeverisë. A ka hequr ai dorë nga `ëndërrat e mëdha``?

Me shumë gjasë jo. Besa mund të jetë një pabesi thjesht për të fituar kohë. Prandaj dhe protestuesit ia shkruajtën këtë fjalë me gërma të mëdha të vërtetën në bulevard.

E vetmja mundësi që dicka të jetë të besueshme është nëse Rama mund të parashikojë ndonjë tërheqje nga investimi të familjes Trump, për shkak të zhurmës së krijuar dhe skandalit që ka krijuar lidhja e emrit të saj me Artur Shehun. Dhe në këtë rast, kryeministri mund të dilte e të thoshte e shikoni, BESA, funksionoi, unë e anullova projektin./Lapsi.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco