Ka përfunduar protesta e 57-të radhazi e qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Pas fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit zhvilluan një marshim në rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur thirrje kundër qeverisë dhe institucioneve, mes tyre “Arresto Ballukun”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament analfabet” dhe “Arrestoni Ramën”.
Prej më shumë se tetë javësh, qytetarët mblidhen çdo ditë në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, përgjegjësi institucionale dhe ndryshim të klasës politike.
Gjatë tubimit u njoftua gjithashtu se protesta e radhës do të zhvillohet nesër në orën 08:30 përpara Kuvendit, në ditën kur pritet të mbahet seanca e fundit plenare.
© SYRI.net