SYRI TV/ Kuvendi në shtetrrethim, frikë nga qytetarët, policia dhunon qytetarët protestues

13:58, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka dhunuar dhe arrestuar pa asnjë shkak qytetarët që protestonin para Parlamentit. Pasi kishte futur në shtetrrethim godinën e Parlamentit, Policia e Shtetit nisi aktet e dhunës menjëherë sapo qytetarët u afruan te kordoni policor. Disa qytetarë u lënduan prej dhunës dhe sprajt helmues, ndërsa nga dhuna nuk shpëtuan as gazetarët që tentonin të filmonin dhunën policore.

Godina e Kuvendit, ku do të mbahej seanca parlamentare, ishte gdhirë në shtetrrethim për të penguar qytetarët protestues që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Qindra efektivë policie kishin dalë me një urdhër të prerë që të pengonin dhe të ushtronin dhunë ndaj çdo qytetari që do të afrohej te kordoni policor, e më pas dhuna do t'i përndiqte në rrugët e Tiranës.

Pas këtij momenti, ku në krye të dhunës ishin vetë drejtuesit e Policisë, efektivët e Shqiponjave nisën të dhunonin dhe arrestonin këdo që u dilte përpara.

Për koordinatorët e protestës dhe më aktivët, policia kishte ndërtuar një tjetër strategji, atë të marrjes zvarrë dhe kapjes nga duart e këmbët, për t'i bërë shembull e për të ushtruar terror edhe te protestuesit e tjerë.

Të denoncuar në çdo protestë për dhunën, Policia nuk kurseu dhunën dhe pengimet në krye të detyrës as për gazetarët, me qëllim shmangien e dokumentimit të arrestimeve të dhunshme.

Teksa qytetarët të vetmet mjete proteste kishin domate e vezë, Policia sërish nuk kurseu përdorimin e dhunës dhe sprajt helmues, duke lënduar disa protestues.

Teksa protestuesit parakalonin nga njëra anë në tjetrën për shkak të bllokimit të Kuvendit, të vetmit që kishin kundër ishte Policia e Shtetit, pasi edhe qytetarët e bllokuar në trafik i përshëndesnin me rënien e borive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco