Xhaferri: 4 mijë euro një laptop dhe nxënës që bëjnë 4 orë në këmbë për të shkuar në shkollë!

Xhaferri: 4 mijë euro një laptop dhe nxënës që bëjnë 4 orë në këmbë për të shkuar në shkollë!

12:05, 06/05/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Arsimi dhe nxënësit shqiptar janë ndër viktimat të korrupsionit dhe babëzisë së Rilindjes. 

Tenderi i laboratorëve smart në shkollat 9 vjeçare i realizuar nga AKSHI është shëmbëlltyrë e vjedhjes meskinë dhe tek fëmijët tanë. 

Tenderi me fond limit 16.5 milionë euro, parashikonte pajisjen e rreth 216 shkollave në rang vendi me klasa laboratorike. 

Këto klasa do përmbanin nga 14 deri 19 laptop dhe pajisjet e tjera në funksion të tyre dhe sipas përllogaritjeve të magjistarëve të vjedhjes së parave publike kosto për çdo klasë ishte 80 mijë ose më thjeshtë 4200 euro për një laptop.

Kompjutera me çmim të tillë është vështirë që në Shqipëri t'i gjesh në institucione të sigurisë veçantë, por si në çdo tender, të tjerë kompjutera shënohen në letra e të tjerë kompjutera përfundojnë në shkolla.  

Këto shifra të çmendura të abuzimit janë në kontrast me realitetin në shkollat tona, ku kemi ende nxënës që bëjnë deri në 4 orë rrugë për shkuar në shkollë se bashkitë dhe MAS nuk u subvencionojnë transportin. 

Vetëm një shkollëpak si Edi Rama mund të ishte një armik kaq i egër i dijes dhe i brezit të ri!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco