'Mjaft me konferenca! Duhet ndryshim real i sistemit të mbrojtjes së grave dhe fëmijëve'

'Mjaft me konferenca! Duhet ndryshim real i sistemit të mbrojtjes së grave dhe fëmijëve'

13:44, 06/05/2024
A+ Aa A-

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, deputetja Albana Vokshi, i ka bërë një thirrje sot institucioneve shtetërore të nëjnë ndryshim të vërtetë në sistemin e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve nga dhuna. Znj. Vokshi ka akuzuar shtetin, mosekzistencën e tij në rastin e tragjedisë së familjes Arrazi në Shkodër. 

"Është e dhimbshme, tronditëse… ngjarja e nënës me tre fëmijë në Shkodër, - shkroi Vokshi në Fb. -  Cila nënë do kishte zemër të shuante jetën e fëmijëve të saj?? Përvec asaj që nuk sheh shpresë askund, as te familja, as te shteti, as te shoqëria!

Mungesa e shtetit, edhe këtë rast është ulëritëse!! Ku ishte shteti për t’i ardhur në ndihmë, për ta mbështetur, për ta mbrojtur? Po shoqëria? Ku është mekanizmi i referimit për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve? Deri kur do të vazhdojnë të humbin jetë nënash e fëmijësh, që shteti të reagojë, që kjo shoqëri të reagojë, e nënat të ndihen të mbrojtura??

Mjaft me konferenca, mbjedhje, takime sa për show e propagandë, që janë shpenzim kohe, e fondesh….miliona euro çdo vit!!! Duhet ndryshim real i sistemit të mbrojtjes së grave e fëmijëve!! Duhet një mekanizëm që funksionon! Duhet ndërgjegjësim i shoqërisë! Kur mbron një nënë, mbron familjen, mbron shoqërinë!!" bëri thirrje deputetja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco