Thirrja e fundit për mëshirë…/ Veliaj: E kam mandatin e fundit, ju lutem më lini ta...

Thirrja e fundit për mëshirë…/ Veliaj: E kam mandatin e fundit, ju lutem më lini ta...

13:12, 06/05/2024
A+ Aa A-

Erion Veliaj gjendet prej ditësh përballë vjedhjeve të tij të ekspozuara para qytetarëve të Tiranës dhe kolegëve të tij të partisë që punojnë në SPAK.

Pas daljeve të fundit mediatike ku ka sulmuar me gjuhë rrugaçërore mediat, gazetarët, madje ka fyer rëndë edhe qytetarët e zemëruar që protestojë para godisën së bashkisë duke i quajtur lepuj, duket sa beniamini i Edi Ramës ka ndërruar strategji komunikimi.

Në një postim në rrjetin social të gazetarit Sokol Balla, paralajmërohet një intervistë e tij me kreun e bandës ‘5D’ dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj. Dhe vendi i zgjedhur për intervistë është ideal, siç është maja e Piramidës, si për të personifikuar kulmin hajdutërisë në bashkinë e kryeqytetit.

Nga prezantimi i intervistës që i ka bërë Sokol Balla, kuptohet që Erion Veliaj këtë herë do të dalë në një intervistë ndryshe, ku duket se kërkon ‘mëshirë’ për ta lënë të përfundojë mandatin sepse do ta ketë të fundit.

Ai madje duket në një video edhe me djalin e tij duke ngjitur shkallët e Piramidës, gjë që të le të kuptosh se Veliaj po përdor të gjitha mjetet e mundshme për të thithur mëshirë nga qytetarët e zemëruar, kundërshtarët e tij, por më së shumti brenda radhëve të Rilindjes, ku që prej shpërthimit të skandaleve duket se e kanë braktisur edhe te tijët.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco