SYRI TV/ Emigrantët shqiptarë në Itali protestë në Milano: Duam të votojmë në 2025

18:44, 18/05/2024
A+ Aa A-

 

Me pankarta e thirrjet “Duam të Votojmë në 2025” emigrantët shqiptarë në Itali protestuan para Konsullatës në Milano ku i bën thirrje politikës që tu mundësoje të drejtën e votës diasporës.

Ata paralajmeruan se do ta shtrijnë revoltën në disa qytetete evropiane, ndërsa protestat vijnë në një kohë që kryeministri Rama ka  ndërmarë  një tur takimesh jashte vendit për të ashtuquajturin rienergjizim i Diasporës.

SYRI TV

Emigrantet shqiptarë në Itali proptetsuan këtë të shtunë simbolikisht para konsullatës shqiptare në Milano ku kërkojnë tu mundësohet vota e diaspores.

Protesta vjen para vizitës së kryeministrit Rama në Milano, në atë që e cilëson si turi per rienergjizimin e diaspores.

Me pankarta në duar “Duam të votojmë në 2025” shoqatat e diasporës i bën thirrjje politikes që ti mundsojë të drejtën për të votuar, ndërsa theksojne se do të vijojë protestta deri në plotësimin e kërkesës

Pamje nga Protesta dhe thirrjet e emigrant shqiptarë në Itali u shpërndanë edhe nga lideri i opozItës Sali Berisha.

Opozita fajeson qeverinë se nuk e do votën e emigrantëve,  ndërsamaxhoranca justifikohet se për ta realizur duhet konsesus politik.  

Zhvillime pozitiva ka patur  disa ditë më oarë në nënkomisionin e ligjieve ju, palët treguan vullnet per realizmine votes së daspores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërkohe emigrante do te vijojne turin e protetsave simbolike me thirrjen “dua të votoj” në 5 qytete të ndryshme të Europës, ku jetojnë shqiptarë.

Pas Milanos e Stuttgartit, ku protesta u zhvillua më 12 maj, protestat e tjera do të mbahen më 23 maj në Hagë, 24 maj në Bruksel dhe 25 maj në Londër.

Më herët përfaqësues të diaspores mbajtën edhe një protestë simbolike brenda Kuvendit të Shqipërisë, me thirrjen “duam të votojmë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco