Si u transformua pasioni i Ajola Xoxës për drejtësinë në 'Harabel' të artit

Si u transformua pasioni i Ajola Xoxës për drejtësinë në 'Harabel' të artit

14:04, 06/05/2024
A+ Aa A-

Në vijim të mbledhjes së detajeve mbi përfshirjen e Ajola Xoxës në veprimtaritë e lidhura me artin në qytetin e Tiranës, bëmë një vëzhgim në faqen zyrtare të zonjës Veliaj.

Vihet re që deri në maj të vitit 2017, Ajola Xoxa mbetej shumë e angazhuar në panele ku e përzgjidhnin të fliste për fusha të drejtësisë, raporton cna.

Nëse koleksionon gjithë temat për të cilat është përzgjedhur si eksperte Ajola, ato shkojnë nga e drejta kushtetuese, te reforma në drejtësi (nuk mund të mungonte kjo), e deri tek e drejta tregtare.

Image

Me kaq shumë ekspertizë juridike, nuk ka asnjë profesor në Sorbone ku ka studiuar Ajola. Ata janë të gjithë të specializuar dhe ushtrojnë profesionin në një fushë të caktuar. Por kjo nuk vlente për Ajola Xoxën. Nuk vlente të paktën deri në maj 2017.

Image

Me një gamë të gjerë ekspertizë juridike, të krahasueshme të paktën me të një 70-vjeçareje në profesion, zonjën Xoxa e ftonin të gjithë ata që sot njihen si sekti që ka kapur drejtësinë.

Por ky angazhim duket dikur shuhet nga darka në mëngjesin e 17 majit 2017. Në faqen zyrtare të zonjës Xoxa data 17 maj shënon postimin e saj të fundit me temë angazhimet si lektore dhe paneliste të drejtësisë.

Në kulmin e karrierës juridike, pas disa vitesh studimi dhe promovimi nga kokat e drejtësisë, Ajola Xoxa vendos të mbyllë llogaritë me profesionin si juriste! Të paktën ka mbyllur ekspozimin në faqen e vet si e tillë! Pas kësaj date zonja Xoxa nuk ka më asnjë postim që lidhet me jurisprudencën. 

Surpriza mbetet e madhe sepse menjëherë pas kësaj date, zonja Xoxa ka zbuluar pasionin si kuratore arti. Pas kësaj date zonja Xoxa shfaqet si kuratore arti. Asnjë postim i mëparshëm nuk zbulon ndonjë shkollim, kurs apo qoftë edhe angazhim si juriste në fushat juridike të lidhura me artin.

Papritur zonja Xoxa nuk është më e ftuara e paneleve juridike ku shpjegohen doktrina të nivelit deri kushtetues. Papritur në janar 2018 zonja Xoxa hap platformën e vet “Harabel” dhe që nga ajo datë zonja Xoxa është kuratorja zyrtare e pothuaj çdo aktiviteti të programuar nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Pas hapjes së galerive "NAAN" dhe "GURGUR" është zë i rëndësishëm dhe daljet e saj në podiume shfaqjesh bëhen gjë e zakonshme.

“Harabel”-i shfaqet si ortak me Ministrinë e Kulturës dhe Teatrin e Operës dhe Baletit në një numër shumë të madh posterash "të kuruar” nga zonja Xoxe e që njoftonin eventin artistik të radhës. Çfarë zhgënjimi pësoi zonja Xoxa nga panelet e Artan Hoxhës të sektit të drejtësisë? Apo çfarë e bëri të gjente më mirë veten te podiumet e shfaqjeve artistike? (lexo këtu)

Është e vërtetë që zonja Xoxa evokon shpesh në faqen e saj gjyshin shkrimtar dhe gjyshen balerinë. Por nga zonja Xoxa nuk gjejmë ndonjë botim as që të justifikonte përzgjedhjen e saj në panelet e sektit të drejtësisë dhe as ndonjë vepër që të dëshmojë ndonjë dhunti të trashëguar në artin e shkruar, përveç një shkrimi për gjyshin në një portal, i cili nuk hapet më.

Të shpjegohet pasioni i zonjës Xoxa me fustanin që dikur tha që ia kishte qepur gjyshja, menjëherë pasi rezultoi që "Dolce & Gabbana" i kishte vjedhur modelin e fustanit?

Shumë gjëra mbeten të pashpjeguara siç mbeten të paqarta vlerat e blerjes, pronësisë, ndërtimit dhe kostove të mirëmbajtjes dhe operimit të dy galerive të zonjës Xoxa, "NAAN" dhe "GURGUR".

Njëra e ndodhur në mes të Bllokut dhe tjetra në mes të Petrelës. Sipas njoftimeve në faqen e saj zyrtare, zonja Xoxa ka njoftuar aktivitete të “Harabel”-it, si në Universitetit e Arteve, në instalacionin “reja” etj.

A ka marrë leje zyrtarisht “Harabel”-i për aktivitetet? Nuk po e pyesim a ka paguar qira se pastaj do të na thonë që jemi kundër artit. Mbetet sidoqoftë e pakuptuar pse në maj 2017 Xoxa ndërroi drejtimin e karrierës.

E vetmja ngjarje që ka ndodhur pak përpara majit, është një nënshkrim nga Erjon Veliaj, i cili në 27.03.2017 dha "OK" për inceneratorin e Tiranës duke tejkaluar kompetencat dhe duke nënshkruar mbi kompetenca të Këshillit Bashkiak. 

Arti është një nga format më “elegante” të pastrimit të parave. Edhe ish-zv.kryeministri ka akuzuar zotin Veliaj si pronar faktik të inceneratorit të Tiranës. A janë përdorur bizneset e zonjës Xoxa për të pastruar fondet e inceneratorëve?

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco