'Bashkë kundër surrogacisë, abortit të 16-vjeçareve pa ditur prindërit, ideologjizimit gjinor të fëmijëve'

'Bashkë kundër surrogacisë, abortit të 16-vjeçareve pa ditur prindërit, ideologjizimit gjinor të fëmijëve'

08:07, 24/05/2024
A+ Aa A-

Nga Akil Pano.

Mijëra falenderime Zotit! Mirënjohje pafund qytetarëve të Shqipërisë! Muslimanë dhe të Krishterë, teistë dhe joteistë, familjeve, burrave dhe grave, nënave dhe gjyshërve, çdo të riu dhe të reje!

Na ngritën kokën lart, na inkurajuat shpresën tonë që sëbashku mund ta fitojmë betejën më të madhe! Kjo është beteja për jetën, ekzistencën, lindshmërinë, familjen, dinjitetin, nderin, të tashmen dhe të ardhmen.

Shqiptarët janë bashkë kundër projektligjit të surrogacisë; abortit të 16 vjeçareve pa dijeninë e prindërve; sterilizimit të të rinjve; ideologjizimit gjinor të fëmijëve tanë në kopshte dhe shkolla!

Sapo filluam mbledhjen e firmave për të revokuar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin famëkeq antinjeri dhe antifamilje. Aksioni do të vijojë në Tiranë dhe çdo qytet të Shqipërisë.

Kujdes!!! E shtunë 1 qershor ora 10:30

Marshimi për Jetën, nga Sheshi Skënderbej deri tek Sheshi Nënë Tereza, prindër dhe fëmijë, gjyshër dhe gjyshe, sëbashku festojmë jetën. Ju ftoj të planifikoni këtë ngjarje festive në kalendarin tuaj!

Zoti ju bekoftë pafund ju dhe familjen! Zoti bekoftë fëmijët! Zoti bekoftë Shqipërinë tonë.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco