‘Kam gati 1 vit’/ Gazetarja ‘peshkon’ në Milano vëllain e Armando Subashit, Berisha: Ka tërë jetën në Fier

18:02, 26/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në lidhje me takimin farsë të Edi Ramës në Milano të Italisë, ku kryetarët e bashkive, administrata shtetërore dhe patronazhistat e PS-së, janë marrë me autobusa dhe avionë për të mbushur sallën.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka shpërndarë një video, ku gazetarja e euro-news Albania, duke intervistuar shqiptarët e pranishëm, rastësisht ka pyetur edhe, Eltion Subashin, vëllain e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashin, se ka kohë ka që është emigrant në Itali dhe ai i është përgjigjur se ka gati 1 vit, gjë e cila nuk është e vërtetët pasi ai nuk është rezident në vendin fqinj, por ka gënjyer live, pasi ashtu është porosia.

Postimi i plotë:

Mesazh nga qytetari dixhital

Ky është Eltion Subashi, vëllai Armando Subashit. Tërë jetën në Fier ka që jeton. Ka shkuar enkas për takimin.

Pjesë nga intervista në takimin e Ramës me gjoja diasporën në Milano:

Gazetarja: Përshëndetje! Sa vite keni në Itali?

Vëllai i Armando Subashit: Unë kam gati 1 vit...

Gazetarja: Duke qënë se jeni pak i freskët, si tu duk?

Vëllai i Armando Subashit: Na lërë ta dëgjojmë se kemi ardhur për të dëgjuar...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco