Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

'Refuzohet nga apeli administrativ'/ Dizinformimi i mediave të Ramës se Berisha ka humbur gjyqin në MB

'Refuzohet nga apeli administrativ'/ Dizinformimi i mediave të Ramës se Berisha ka humbur gjyqin në MB

13:08, 17/06/2024
A+ Aa A-

Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha, ish-presidenti dhe kryeministri i vendit, është refuzuar këtë të hënë nga apeli administrativ për shqytimin e kërkesës së bërë nga avokatët e tij për ndalimin e hyrjes në Britani e Madhe.

Berisha, kreu i Partisë Demokratike kryesore të opozitës në Shqipëri, iu ndalua nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2022 hyrja në MB.

Ai apeloi kundër vendimit në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars, duke argumentuar se ai u ndalua nga MB në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara.

SIAC hodhi poshtë sfidën e Berishës në një vendim me shkrim të hënën, raporton Reuters.

Në të gjitha mediat e qeverisë në Shqipëri po dizinformohet se Berisha ka humbur gjyqin, por në vendimin e shpallur thuhet vetëm se është refuzuar administrativisht nga apeli dhe jo se është marrë një vendim gjyqësore për mbetjen në fuqi të moslejimit të hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco