Berisha: Rama shkoi të sulmonte Greqinë, u përmendi italianëve bukën! Përmendu pak edhe krimet e etërve të tu shpirtëror

Berisha: Rama shkoi të sulmonte Greqinë, u përmendi italianëve bukën! Përmendu pak edhe krimet e etërve të tu shpirtëror

20:48, 26/05/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Edi Rama shkoi sot në Itali për të sulmuar Greqinë, me mentalitetet enveriste të turpshme, të ndryshkuara, jashtë kohe.

‘U përmendi italianëve bukën që u kanë dhënë shqiptarët. Përmendu pak edhe krimet e etërve të tu shpirtëror’, theksoi Berisha gjatë fjalës në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Në Itali, Milano, shkove për të sulmuar Greqinë me mentalitetet enveriste të turpshme, të ndryshkuara, jashtë kohe.

Duhet të jesh i rrjedhur të mendosh se mund të turpërosh Greqinë, se ti mund të hedhësh baltë mbi një vend fqinj, në të cilin jetojnë mbi 1 milionë shqiptarë, dhe në të cilin me gjithë problemet që ndodhin mes fqinjëve në 30 vite, ka ndihmuar Shqipërinë në të gjithë proceset e integrimit, në të gjithë rrugën e saj të ndërtimit të ekonomisë së tregut dhe sistemit demokratik.

Por ti mafioz që nuk ke nder as dinjitet, nuk njeh parim e as standard, sulmon Greqinë për interesa mafiozeve të tuat dhe klaneve të tua.

A nuk ishe ti që dy ditë më parë shkove u bëre dëshmitar i rremë i Olta Xhaçkës, dëshmitar i rremë i trafikantëve të tu, që plaçkisin, grabisin pronat e banorëve të bregut.

O turp, nuk mund të kesh emër tjetër përveç emrit të Edi Ramës.

Në Itali, u the italianëve se atyre që kishin mbetur në Shqipëri, i mbajtëm, i ushqyem dhe i përcollëm.

Por e vërteta është se familje bujare, fisnike shqiptare e kanë kryer këtë gjest. Por baballarët tuaj Edi Rama, serial killer, Mehmet Shehu ka ekzekutuar me dorë të tij, në shkelje flagrante të të gjithë konventave me qindra rob italian, lufte.

Kërkoju të falur o faqezi, se robtë e lftës, ata  që vrasin robtë të luftës, kryejnë krime lufte dhe ato nuk shlyhen kurrë.

Prandaj, meqenëse u përmende italianëve bukën që u kanë dhënë shqiptarët dhe përçjelljen që u kanë bërë, përmendi pak edhe krimet monstruoze të luftës që kryen etërit e tu shpirtëror, vetëm e vetëm, për tu marrë një uniformë, një palë këpucë, një rrip pantallonash.

O kriminel mos mbro kriminelët, denonco krimin, por nuk bëhesh dot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco