Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Metamorfoza/ Peka: Bashkëpunimi i Policisë me bandat, jo individual, por institucional!

Metamorfoza/ Peka: Bashkëpunimi i Policisë me bandat, jo individual, por institucional!

10:19, 24/05/2024
A+ Aa A-

Bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me bandat nuk është bashkëpunim individual apo rastësor, por është bashkëpunim institucional, gjykon eksperti i sigurisë Avenir Peka duke analizuar operacionin e fundit të SPAK me emrin “Metamorfoza”.

Z. Peka, i ftuar sot në studion e emisionit “Kafe Shqeto” në SYRI TV, e mbështeti bindjen e tij duke hedhur një vështrim te dy vite më parë, te një tjetër operacion po kaq i  bujqëshëm policor sa ky i sotmi.

“Para dy vjetësh, nëse e mbani mend – tha ai, -  Policia e Shtetit pati nisur një operacion të quajtur “Forca e ligjit”, OFL-ja e famshme, i cili kishte për qëllim, me atë që u tha publikisht, gjurmimin e aseteve të paligjshme. Ajo çfarë ndodhi në fakt ishte e kundërta: ishte një operacion që u përdor për dy qëllime. E para, për të pastruar paratë e pista, sepse duke i filtruar ktheheshin në “të pastra”  dhe e dyta u përdor si mekanizëm presioni për të përdorur bandat kriminale në fushatën zgjedhore të 2023-shit, në fushatën lokale.

Përdorimi i bandave ka filluar që në vitin 2013 me futjen e elementëve kriminalë në parlament, siç është edhe rasti i deputetit që i ka dalë emri.  Disa prej tyre u larguan nga parlamenti për shkak të ligjit të dekriminalizimit, që u miratua me kundërshtimin e fortë të Partisë Socialiste, por që u detyrua edhe nga opozita, edhe nga faktori ndërkombëtar.

Ajo çfarë shohim është që në operacionin e tanishëm janë persona që janë arrestuar apo ka fletë arresti ndaj tyre e sigurisht do të fillojë edhe hetimi pasuror,  persona që kanë qenë subjekt i “Forcës së Ligjit” dhe “Forca e Ligjit” i ka nxjerrë të pastër në gjithçka!!!

Dhe nuk është qesharake, është e kalkuluar!  E përmenda këtë rast për të treguar edhe pozicionin e Policisë së Shtetit, bashkëpunimin me bandat: nuk është bashkëpunim “individual” apo rastësor, është bashkëpunim “institucional”, theksoi z. Peka./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë me z. Avenir Peka në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco