Është rihapur dosja ‘ Xibraka’, Bardhi: Po punohet për zbulimin e të ‘paidentifikuarve’

10:22, 24/05/2024
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme kreu i Grupit të PD Gazment Bardhi ka qenë në SPAK. Në një deklaratë për mediat pas daljes ai tha se ka nisur hetimi sërish për dosjen “Xibraka” dhe po punohet për identifikimin e personave që në dosjen e mëparshme thuhej se ishin të paidentifikuar.

Gazment Bardhi: Siç jeni në dijeni në datën 29 Mars, pas një denoncimi publik që kam bërë nga selia e PD, gjithçka kam denoncuar publikisht mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të Kryministrit, Olsi Rama në aferën e “Xibrakës” e kam dorëzuar zyrtarisht pranë Prokurorisë së Posaçme. Jam informuar qoftë më shkrim nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme por edhe sot nga hetuesit e BKH që pas informacionit të dorëzuar nga ana ime dosja e Xibrakës është rihapur. Pra dosja që ishte pezulluar nga dy prokurorët e mëparshëm, ka rinisur hetimi për identifikimin e personave që në dosje ishin cilësuar si persona të paidentifikuar....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco