KAFE SHQETO/ Avokati: Politika dhe lidhja e saj me krimin, të pastra! SPAK i pamundur ta luftojë

09:41, 24/05/2024
A+ Aa A-

Avokati Redi Ramaj, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur për operacionin e fundit të SPAK mbi lidhjet e krimit të organizuar me politikën.

Sipas avokatit, politika dhe lidhja e saj me krimin janë të pastra dhe krimi është aq i fortë sa ka blerë Policinë e Shtetit dhe përdor  politikën.

Gjithashtu sipas avokatit Ramaj, kjo lidhje ka ndikuar edhe në deformin e rezultatit të zgjedhjeve, për të krijuar pushtet në zona të caktuara, për të pasur akses në punësime në tendera dhe para publike, kanë pastruar para dhe kanë fuqizuar aktivitetin e tyre kriminal.

‘Duke marrë pjesë funksionarë të lartë të pushtetit si ish-deputetë dhe personazhe të lidhur të Policisë së Shtetit, kanë ndikur drejtëpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve, kanë ndikuar për të krijuar pushtet në zona të caktuara, për të pasur akses në punësime në tendera dhe para publike, kanë pastruar para dhe kanë fuqizuar aktivitetin e tyre kriminal’, u shpreh avokati.

Ramaj: Politika dhe lidhja e saj me krimin janë të pastra. Ish-deputetë të mazhorancës qenkan të përfshirë me grupe kriminale. Krimi është aq i fortë sa ka blerë Policinë e Shtetit dhe përdor  politikën. Një problematikë shumë e madhe, pasi krimi jo vetëm që luftohet por përdor si mjet politikën për të arritur qëllimet e tij.

Duke marrë pjesë funksionarë të lartë të pushtetit si ish-deputetë dhe personazhe të lidhur të Policisë së Shtetit, kanë ndikur drejtëpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve, kanë ndikuar për të krijuar pushtet në zona të caktuara, për të pasur akses në punësime në tendera dhe para publike, kanë pastruar para dhe kanë fuqizuar aktivitetin e tyre kriminal.

Prokuroria shqiptare dhe policia shqiptare nuk kanë arritur dot pa partnerët ndërkombëtarë të ketë një survejim dhe një aftësi për të goditur krimin por duhen këto të dhënat që vijnë nga partnerët dhe të kemi disa të dhëna që nuk janë të plotë por që duhet të merren më shumë të dhëna, pasi ka edhe prova në Shqipëri, dhe duhen lidhur provat nga vrasjet e grupeve kriminale që janë këtu me ato që vijnë nga BE.

A ka vullnet pushteti për ta bërë këtë, a ka vullnet SPAK? Duke qënë se nuk ka policinë me vete siç është thënë nga vetë drejtuesi i SPAK, do të jetë e vështirë dhe e pamundur dhe fakti se disa organe ligjzbatuese si Policia e Shtetit që ka bashkëpunuar me krimin dhe qeveria nuk ka një strategji për ta luftuar krimin duhet të na shqetësojë të gjithëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco