Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Inceneratorët, e vërteta e raportit të Bankës Botërore

Berisha: Në Itali shkove e sulmove Umberto Bossin, kur yt vëlla, anëtar i grupit të Xibrakës, është i lidhur me Gentian Xhixhën

Berisha: Në Itali shkove e sulmove Umberto Bossin, kur yt vëlla, anëtar i grupit të Xibrakës, është i lidhur me Gentian Xhixhën

21:01, 26/05/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha u ndal te sulmet që bëri sot kryeministri Edi Rama në takimin në Milano ndaj Umberto Bossit.

‘Në Itali shkove e sulmove Umberto Bossin. A mund të flasësh ti për Bossin, kur yt vëlla, anëtar i grupit të Xibrakës, i lidhur Gentian Xhixhën’, u shpreh Berisha.

Berisha: Në Itali shkoi të sulmonte Umberto Bossin, ish-liderin e Ligës së Veriut, sepse i atribuoi atij  shprehje që në memorien time, i ka thënë dikush tjetër.

Por ai i del zot vetes, nuk merrem me të. Merrem me sulmin familjar që i bëri Umberto Bossit.

Ku ke fytyrë ti mor për sulme familjare, se djali i tij paska marrë një diplomë dhe ka kryer një vepër të gabuar, të keqe, të dënueshme. Po yt vëlla, anëtar i grupit të Xibrakës, i lidhur kokë e këmbë me Gentian Xhixhën.

Po Olsi Rama, trafikanti i Xibrakës.

A mund të flasësh ti për familjen e Umberto Bossit, kur thjeshtra jote fiton me dhjetëra e dhjetëra tendera për shkak të pushtetit tënd.

Po si mund të flasësh ti për familjen e Umberto Bossit, kur Linda jote të erdhi në konak me pallatin 5-katësh të ndërtuar pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por vetëm siç tha me para gjaku.

Akuzoi dhe të vëllanë, dhe njerëzit e vet.

Edi Rama po si mund të përmendësh ti djalin  e Umberto Bossit kur Linda jote sot e kësaj dite mashtron shqiptarët me tokën e Surrelit.

Edi Rama para se tu përmendësh të tjerëve djalin apo vajzën, tregoju njëherë si u ndërtua pallati, tregoju njëherë pse e çove Lindën në bordin e Abi Bank, tregoju shqiptarëve ka aksione dhe reaksione në atë bankë apo jo.

Prandaj dhe kur je i zhytur në llucë gjer në vesh, qe do, pse e sulmon atë në Itali.

Djali i tij ka bërë një vepër të gabuar, të keqe, por ai ka qenë anëtar koalicioni i qeverisë së Silvio Berluskonit, qeverisë më mike ndaj emigrantëve shqiptarë në historinë e gadishullit.

Po kur përmende Umberto Bossin, pse nuk përmende Silvio Berluskonin për fisnikërinë e tij ndaj shqiptarëve, pse nuk permende Giorgio Napolitanon, për respektin që u bëri shqiptarëve në vitet ’90.

Ti je një sharës i keq që ndjen kënaqësi vetëm kur shan mor ordiner.

Ti turpëron gjallë e të vdekur të këtij vendi.

Ti je turpi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco