Berisha-protestuesve në Milano: Me protestën tuaj të sotme ju i shpëtuat nderin kombit shqiptar

Berisha-protestuesve në Milano: Me protestën tuaj të sotme ju i shpëtuat nderin kombit shqiptar

20:32, 26/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerësuar protestën e sotme të aktivistëve të rinj në takimin e Edi Ramës në Milano, të cilët u përballën me turmën e patronazhistëve të PS-së dhe kërkuan votën e diasporës në zgjedhjet e 2025-sës.

‘Me protestën tuaj të sotme ju i shpëtuat nderin kombit shqiptar. Ju jeni mazhoranca e vërtetë’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Mimbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të pamposhtur të lirisë, dinjitetit, kauzës  së madhe të shqiptarëve.

Përshëndetje oratorëve të mrekullueshëm që në platformën e fjalës së lirë, shpërndajnë në të katër anët e vendit, të vërtetat e sotme të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Por unë sonte në emër tuaj dua të shpreh mirënjohjen më të thellë, të përulem me nderimin më të madh, para heronjve të emigracionit dhe opozitës shqiptare që çanë rrethimin dhe ja numëruan në surrat gjithçka meritonte kreut të narkoshtetit shqiptar.

Guximi i tyre, trimëria e tyre, misioni i tyre janë dhe do të mbeten frymëzues për çdo shqiptar.

Me këtë rast garantoj emigracionin dhe diasporën e Shqipërisë, se e drejta e votës në vendin nga i cili janë larguar do të sanksionojë njëherë e përgjithmonë dhe se zgjedhje të tjera, pa votën e tyre nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Garantoj emigracionin dhe diasporën se rikthimi i butë i tyre në Shqipëri, lehtësitë e mëdha në investime në këtë vend, në veçanti për shqiptarët që kthehen nga emigracioni do të jenë kuadri urgjent ligjor, pas fitores së zgjedhjeve të ardhshme.

Me protestën tuaj të sotme ju i shpëtuat nderin kombit shqiptar.

Dikush mund të thotë, po ata nuk ishin shumë. Përgjigja ime është; edhe një njeri mund të jetë mazhorancë siç thotë, Abraham Linkoln.

Mazhorancë janë ata që guxojnë, mazhorancë janë ata që mbrojnë kauza të drejta. Mazhorancë janë ata që sulmojnë pa u trembur për të mbrojtur kauzën e tyre.

Të tillë ishin sot heronjtë e diasporës dhe emigracionit në Milano.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco