‘Pensionistët më të diskriminuarit financiarisht'’, Xhixho: Qeveria po çon drejt humnerës sistemin e pensioneve

‘Pensionistët më të diskriminuarit financiarisht'’, Xhixho: Qeveria po çon drejt humnerës sistemin e pensioneve

12:02, 17/06/2024
A+ Aa A-

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se pensionistët janë shtresa më e diskriminuar financiarisht në Shqipëri dhe se qeveria po çon drejt humnerës edhe vetë sistemin e pensioneve.

Postimi i Xhixhos:

Pensionistët janë shtresa më e diskriminuar financiarisht në Shqipëri, ndërkohë që duhej t’u garantonim një jetë dinjitoze për gjithë kontributin që i kanë dhënë vendit.

Përveçse nuk po e shlyen sot këtë detyrim ndaj pensionistëve, qeveria po çon drejt humnerës edhe vetë sistemin e pensioneve.

Sipas Eurostat, shpenzimet mesatare në vendet e BE-së për pensione janë në 12.9% të PBB-së ndërsa Shqipëria i ka sa 6.8% e PBB-së.

Pensionistët shqiptarë marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë).
Mosha e tretë shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë.

Shpenzohet pak për pensionet në raport me PBB-së pasi shkalla e mbledhjes së të ardhurave publike në Shqipëri është ndër më të ulëtat në rajon. Pensionet janë të ulëta sepse qeveria i ndan paratë me klientët e saj në projekte korruptive.

Partia e Lirisë ka një plan të detajuar për mbështetjen e pensionistëve.

Rreth 45 miliard lekë do të shpërndahen tek pensionistët si dhe do të bëhet indeksim i vazhdueshëm vjetor.
Kjo do të bëjë të mundur:
Dyfishimin e pensioneve
Rimbursimin e ilaçeve: fatura rreth 3.5 miliardë lek
Rritjen e pensionit minimal në nivelin 50% të pagës minimale
Paratë për t’i nxjerrë pensionistët nga varfëria janë, duhet vullneti që qeveria e skandaleve të korrupsionit nuk e ka pasur asnjëherë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco