VIDEO/ Gazment Bardhi paraqitet në SPAK

10:05, 24/05/2024
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është paraqitur këtë mengjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në orën 10:00 për të dëshmuar në lidhje me dosjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë, ku pretendon se në të është i implikuar edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Bardhi ishte planifikuar që të paraqitej që më datë 15 maj në SPAK, për të dëshmuar në lidhje me rastin e mësipërm, por është shtyrë me kërkesë të vetë Bardhit për në 24 Maj, për shkak të një vizite zyrtare në Bundestag.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco