PS përpjekje për dështimin e hetimit në shëndetësi/ Vokshi: Rama nuk ndryshon mendje, nuk e do hetimin parlamentar

15:41, 26/04/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi e ftuar në edicionin e mesditës me Arnold Karriqin në Syri Tv foli në lidhje me dështimin e komisionit hetimor për koncensionet në shëntetësi. Sipas Vokshit, kryeministri Rama vazhdon të mbajnë të njëjtin qëndrim duke urdhëruar pengimin e hetimit parlamentar.

“Është e njëjta qasje që ka pasur Edi Rama ndaj hetimit dhe kontrollit parlamentar. Nuk ka ndrysuar mendje Edi Rama. Atë që bëri para 8 muajsh, duke ndryshuar 8 kërkesa për ngritje komisionesh parlamentare , mospranimi i interpelancave , refuzimi i kalimit të ligjeve të propozuara nga ana e opozitës prej më shumë se dy vitesh. Është e njëjta qasje por ka ndryshuar formë. Edi Rama nuk e do hetimin parlametar. Edi Rama ka dhënë urdhër që të pengohet hetimi parlamentar dhe ligji që mazhoranca  e ka miratuar në mënyrë të njëanshme ju shërben për të penguar në çdo hap” u shpreh Vokshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco