VIDEO/ Mustafaj: Na duhet një model i përshtatshëm, qytetarët janë futur në qarkun e frustacionit

16:44, 26/04/2024
A+ Aa A-

Andi Mustafaj, departamenti Brain Gain në PD, në një intervistë për SYRI TV tha se reportazhi i tranmetuar nga RAI3 konfirmoi akuzat që opozita ka bërë vazhdimisht ndaj regjimit të Edi Ramës.

Ai tha se përballë kemi një sistem të konfuzionit të përhershëm, ndërsa njerëzit janë futur në qarkun e frustacionit, pasi nuk gjejnë të drejtat e tyre.

Mustafaj tha se po punojmë shumë për kuptimin e hallkave të sistemit, për faktin se skandalet e njëpasnjëshme të Qeverisë dhe Bashkive, por edhe braktisja e kauzave, sikundër ndodhte më parë, na ka minuar dhe na ka vendosur në një vështirësi që po e kalojmë.

Sipas tij, krahas denoncimeve të aferave, opozita po punon për një program, të fokusohemi te modeli shqiptar, pasi kemi një indiferencë të madhe.

“Duhet të kërkojmë sistemin që na ngjan, nuk duhet medoemos ti ngjajmë një modeli që mund të jetë i përshtatshëm në Gjermani, Francë apo Britani. Ne duhet të gjejmë modelin shqiptar”, tha Mustafaj.

Sipas tij, nga vetë sondazhet e kërkuara nga Qeveria kemi një pakënaqësi të qytetarëve në masën 60-65%.

Mustafaj tha se po krijohen konflikte artificiale me synimin e vetëm për të mbajtur njerëzit nën trysni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco