Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

'Mazhoranca është më 11 shkurt në Bulevard'/ Meta: Të gjithë shqiptarët kundër kryeministrit mafioz

'Mazhoranca është më 11 shkurt në Bulevard'/ Meta: Të gjithë shqiptarët kundër kryeministrit mafioz

18:04, 08/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se në 11 shkurt të gjithë shqiptarët do të jenë në protestë kundër Edi Ramës, të cilin ai e quan kryeministër mafioz. 

Meta shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se s'ka më mazhorancë, duke iu referuar qeverisë, pasi tashmë mazhorancë janë shqiptarët që janë ngritur kundër kryeministrit që vjedh dhe poshtëron shqiptarët. 

Postimi
Nuk ka më mazhorancë.
Mazhoranca është më 11 shkurt në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Të gjithë shqiptarët do të jenë bashkë kundër këtij Kryeministri mafioz që paratë e tyre i përdor për të shkatërruar pluralizmin dhe demokracinë. Të gjithë kundër Kryeministrit që vjedh, poshtëron dhe dëbon shqiptarët!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco