Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Studimi i frikshëm/ Fox News: Soros ndikon mediat e mbarë botës me lidhjet e tij me 253 organizata

Studimi i frikshëm/ Fox News: Soros ndikon mediat e mbarë botës me lidhjet e tij me 253 organizata

20:06, 06/12/2022
A+ Aa A-

Rrjeti televiziv amerikan, Fox News, raporton se miliarderi liberal, George Soros, është i lidhur me të paktën 253 organizata mediatike në mbarë botën.

Kështu thuhet në një studim të kryer nga Qendra për Kërkime Mediatike, MRC.

Studimi zbuloi se Soros ka arritur të krijojë këtë rrjet të frikshëm duke përdorur bamirësinë që të ndërtojë marrëdhënie me mediat dhe organizatat mediatike.

Fox News shkruan se 92-vjeçari e përdor këtë rrjet global për të mbështetur politikat dhe politikanët liberalë. Vetëm në SHBA, që nga viti 2016, ai ka shpenzuar 200 milionë dollarë për kandidatët e majtë.

Soros ka shpenzuar mbi 32 miliardë dollarë në Fondacionet për Shoqërinë e Hapur për t’i dhënë formë politikës sipas dëshirave të tij.

Themeluesi i MRC, Brent Bozell, tha për Fox News se Soros është një njeri i rrezikshëm.

“Ne jemi në epokën e informacionit, e majta e ka kuptuar këtë. Ne shqyrtuam vetëm Sorosin dhe zbuluan se në tre vitet e fundit, ai ka mbështetur plot 253 organizata mediatike në mbarë botën. Kudo që të shikoni, që nga instituti Poynter, një kontrollues i madh faktesh, ai financohet nga Soros. Sa njerëz e dinë se kur shkojnë në Google dhe kërkojnë diçka, menjëherë lidheni me Wikipedia, një faqe e financuar nga Soros?”

“Kjo tregon se sa ambicioz është ky njeri. Ai është gati të shkatërrojë themelet e qytetërimit perëndimor dhe po përdor 32 miliardë dollarë për këtë gjë. Ky njeri e ka seriozisht, ai është në një mision”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco