Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare, diskutohet rezoluta anti-korrupsion

Dhuna ndaj Berishës, mediat greke: Pavarësisht sulmit, kreu i PD vijoi fjalimin

Dhuna ndaj Berishës, mediat greke: Pavarësisht sulmit, kreu i PD vijoi fjalimin

17:24, 06/12/2022
A+ Aa A-

Incidenti i rëndë i shënuar sot gjatë protetës së PD, ku një person ka goditur me grusht në fytyrë kreun e kësaj partie Sali Berisha, është pasqyruar edhe në mediat greke.

‘Zougla’ shkruan: Ish-lideri shqiptar Sali Berisha është goditur me grusht në fytyrë teksa ishte në një demonstratë anti-qeveritare nga mbështetësit e tij në qendër të Tiranës.

Ndërkohë që po mbahej samiti BE-Ballkani Perëndimor, mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa Berisha, i cili kryeson Partinë Demokratike të qendrës së djathtë, kaloi pranë mbështetësve duke mbajtur flamuj shqiptarë dhe të BE-së, një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë. Pavarësisht plagosjes, Berisha mbajti fjalimin e planifikuar, ku fajësoi Edi Ramën për sulmin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco