Rama tregon se nuk është lodhur së vjedhuri: Keni ende shumë për të parë

Rama tregon se nuk është lodhur së vjedhuri: Keni ende shumë për të parë

13:54, 27/05/2024
A+ Aa A-

Nga foltorja e Parlamentit ku po diskutohet projekt-rezoluta e Rilindjes kundër korrupsionit, Edi Rama ka pohuar se nuk është lodhur së vjedhuri shqiptarët si kryeministër.

Njëriu që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, sipas të gjitha raporteve serioze ndërkombëtarem, ka pohuar se pushteti i tij i korruptuar nuk ka ndërmend të ndalet. Dhe për këtë do të përdorë edhe forcën e kartonit për projekt-rezolutën.

Arkitekti i inceneratorëve, konçensioneve, vjedhjes së tenderave publike…, domosdo nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pushteti dhe ta lëshojë atë me votë.

"Nisëm që dëshmon se PS jo vetëm nuk ka lodhje me pushtetin apo vetëkënaqësi, por ka një fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit dhe vetëndryshimin e vazhdueshëm që na bën edhe opozitë e vetme serioze e vetvetes.

Ashtu siç nuk u ndal reforma në drejtësi as kjo nuk ndalet. Votjeni projekt rezolutën dhe nëse nuk gjeni forcën mos bojkotoni komisionin që do të ngrihet menjëherë pas miratimit. Sa herë ku kam thënë mos bëni këtë apo atë, këtë bëjeni ju ka dalë siç ju kam thënë. Për një arsye të thjeshtë. Jo sepse jam më i zgjuar se ju, por sepse nuk keni dashur kurrë të mësoni se vendimmarrjen me shikimin deri te hunda, rrugën që duket e shkurtër ta bëjnë pafundësisht të gjatë. Ndaj ne jemi këtu e ju aty. Me mend në kokë! Keni ende shumë për të parë.",- tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco