Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Inceneratorët, e vërteta e raportit të Bankës Botërore

Xhaferri: Ai që i solli medalje ari Shqipërisë për korrupsion nuk mund t'a luftojë korrupsionin!

Xhaferri: Ai që i solli medalje ari Shqipërisë për korrupsion nuk mund t'a luftojë korrupsionin!

14:29, 27/05/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

“Kur flet tuci për trimni thu pse s’jam ushtar i tij”. Kjo frazë që e kam hasur në odat e Pejës më erdhi ndërmend kur dëgjova Edi Ramën teksa fliste sot në Parlament për projektrezolutën antikorrupsion të Partisë Socialiste. 

Ai që nisi aplikimin e 20% për lejet e ndërtimit kur ishte në Krye të Bashkisë Tiranë, me ardhjen e tij në postin e kreut të qeverisë korrupsionin e çoi në nivelet Irakut të Sadamit dhe Ugandës së Idi Amin. 

Korrupsioni i ka çuar pas hekurave të gjithë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë duke nisur nga ish portofoli i tij Arben Ahmetaj, deri tek ai që jepte tendera me procedurë seksuale në Bashkinë e Kukësit. 

Edi Rama është arkitekt i vjedhjes së inceneratorëve, është arkitekt i kriminalizimit të institucioneve që nisi me kanabizimin e vendit në 2013, një projekt personal i tij,  që përgjaku Shqipërinë dhe kriminalizoi ekonominë. 

Me modelin 5D shpikën një metodë të re korrupsioni ku zhdukën dhe sekserët dhe marrin për vete 100% të vlerës së tenderit, teksa dhe punimet e privatit kryhen me mjetet e shtetit. 

Korrupsioni në arsim dhe shëndetësi, shkaktoi gjenocid në financat dhe jetët e shqiptarëve. 

Nuk mund t'a luftojë korrupsionin qeveria e atij që çdo vit merr medalje ari për korrupsion. 

Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta por me akte, dhe jo si ai akti i firmosjes së 17 dokumenteve zyrtare në një ditë për t’i hapur rrugë vjedhjes së gjysëm miliard eurove me inceneratorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco