Gjekmarkaj: Një mazhorancë që kërkon shuarjen e opozitës nuk ka bazament etik të propozojë...

14:36, 27/05/2024
A+ Aa A-

Në Kuvend po diskutohet në lidhje me propozimin e PS për rezolutë kundër korrupsionin.

Nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj, u shpreh se asgjë nuk e pengon mazhorancën të bëjë rezoluta për çdo temë që të dëshirojnë,. Pasi i ka votat për diçka të tillë.
Ai u shpreh se nuk mjafton një “dyfaqësh” për të ndaluar korrupsionin.

“Nëse në vjeshtën e 2023 do isha në sallë si deputet nuk do kisha paragjykime mbase për rezolutën. Mund ta quanit edhe rezoluta e mirësisë, kush ju ndalon. Mund të bëni edhe një rezolutë për pinguinët dhe arinjtë polar, kush ju pengon? I keni votat bëjeni.
Kush ju ka nxitur të kaloni nga hajdutëria në hajdutëri? Ky tekst dyfaqësh.

Parardhësit e atyre që të çonin në kampe përqendrimi, të japin sot parabola integrimi e leksione Europe.

Padronët e Kushtetutës na flasin për harmoni kur sot Shqipëria e ka gjithçka formale e në letër. Politikisht nuk jeni individë, vetëm biologjikisht jeni.

Rama shkon në Athinë e Milano për të instrumentalizuar emigrantët.
Në subkoshiencën e tij po u kërkon falje për eksodin më të lartë se ai që perandoria Otomane i bëri Arbërve.

Një mazhorancë që qëllim të vetëm ka pushtetin e jo shtetin, shuarjen e opozitës e kontrollin e shoqërisë me komisarët e petranozhimit nuk ka bazament etik të propozojë këtë rezolutë”, tha ai.

Fjla e plotë

Mbi rezolutën antikorrupsion
 
Nëse në vjeshtën e vitit 2013 do të kisha qënë në këtë sallë, me përgjeqësinë e deputetit ndoshta nuk do kisha patur paragjykime të medha për një rezolutë si kjo e sotmja.
 
Një herë mendoj i duhet besuar gjithkujt, sepse mosbesimi po shndërrohet në virus për shoqërinë tonë.
Besimi është virtyt , vlerë shoqërore , tradhëtia  ndaj tij ves.
 Bartesit e perseritur të tij fajtor ndaj saj.
Ju mund ta quanit edhe rezoluta e mirëqënies e mirevajtjes e miresisë kush po ju ndalon ?!
Ju mund të bëni një rezolutë edhe për klimen globale, arinjtë polarë, pinguinet dhe vlerat ushqimore të krapit, i keni votat, bëjëni !
 
Ju po qeverisni kush ju ka penguar te mirë qeverisni mungesa e rezolutes?! Kush ju ka nxitur të vraponi nga skandali në skandal, nga hajduteria ne hajduteri, nga grabitja ne grabitje, ky tekst dy faqesh?!
 
Per ne që kemi jetuar në këtë vend prej 11 vitesh kjo iniciativë është paradoksi më sfidues, më cinik, më provokues kur keqeverisesit na flasin per mirëqeverisje, kur të korruptuarit na ftojnë të bëhemi më të ndershëm, kur të padrejtët na thone jeta jonë ka kuptim vetëm për drejtësi, kur të paditurit na akuzojnë për mungesë dijesh, kur tallavarexhinjet per mungesë sqime elitare?!
 
Natyrisht duhet durim. Pasardhësit e atyre që të çonin në kamp perqendrimi, në depersonalizim, kufizim mendor e fizik, në inferioritet kombëtar nëse shfaqje iluzionin e Europes të japin leksione Europe, parabola integrimi me rezoluta të dizintegruara nga realiteti.
 
E verteta zë rrënjë tek ndjesa. Shfaqni një herë të vetme humanizmin e pëndeses. Aty fillon konvertimi juaj në europianë. Deri tani jeni jeniçerë të neokomunizmit.
 
Te pakten një prej jush të dalë  ti kerkojë falje Europes dhe Amerikës me servilizmin që ju karakterizon kur ju duhet për gjithë atë pleh retorik që me dekada hodhen familjaret tuaj mbi ta, se jeni bij të dikujt, nipër të dikujt.
Ikni një herë  të vetme, fshihuni nga krenaria kriminale e së shkuares. Reflektimi mbi fajin është purifikues.
 Hetuesit e komunizmit flasin per reformen ne drejtesi kjo mjafton si hije mbi te.
Padronët  e Kushtetutes e të institucioneve na flasin per harmoni e respektim të tyre kur sot Shqipëria të gjitha i ka formale, vetëm në letër. Ju mendoni se jeni individë?! Jeni vetem biologjikisht edhe ju jeni letra në dorën e Padishahut.
 
 
Madje vendi ynë i ka në letër edhe të vërtetat e dhimbshme.  Mbi to mazhoranca përçartet e qesh.
 
Shqipëria po boshatiset më shumë se shifrat zyrtare që japin. Shqiptaret po i dëbon Qeveria socialiste, Kryeministri, Edi Rama, keqeverisja që kurrë nuk bëhet mirë qeverisje, po i debojnë ministrat e tij me barkun lastik e kokën shinik, drejtorët e tyre dhe të tijet, kryebashkiakët zabërhan që hedhin miliona euro në fushatë për ti shumëzuar nga rrëmbimi i parasë publike, po i dëbon drejtësia e vonuar me 125 mijë dosje, të cilat kërkojnë 25 vjet për tu gjykuar, drejtësia, krahinore e korporative e cila arreston liderin e Opozitës pa akuzë, pa provë pa hetim.
 
Shqiptarët  po i dëbojnë zyrat e shtetit duke i ikur detyrimit ku secila prej tyre duhet të japë drejtësi dhe asnjë prej tyre të mos lypë rryshfet.
Kryeministri Edi Rama shkon në Athinë e Milano për ti instrumentalizuar emigrantët në funksion të zgjedhjeve edhe pse ju ka mohuar të drejten e votës për të zgjedhur.
 
Unë thellë pertej asaj që me koshiencë ai ju percjell mendoj se me subkoshiencë ju kerkon falje për dëbimin, eksodin ku e ku më të lartë se atë që Perandoria Otomane ju shkaktoi arbërve që ai dje i citoi.
 
Nacionalizmi po shnderrohet në strehen e rilindasve pa rilindje.
 
Një qeveri, një Kryeminister , një mazhorance  që qellim të vetem ka pushtetin e jo shtetin, forcen e sundimit dhe jo sundimin e ligjit, shuarjen dhe disentegrimin e opozites , kontrollin autokratik e kapilar të shoqerisë me komisarët e patronazhimet dhe kumbaret e krimit nuk ka bazament etik të propozojë një rezolutë të tillë.
 
Ajo ka lidhje me këtë qeveri sa  çka lidhje sulltan Abdyl Hamitin me Çurçillin, Enver Hoxha me Kenedin, kasapi me kirurgun, qytetari i zakonshem me kriminelin e pazakonshem.
 
Por ajo ka lidhje të forta aq sa c’kanë inceneratoret me mafian, sterilizimet me hajdutet , zgjedhjet e vjedhura me 56 bandat e shpallura në ndjeke si dikur operacioni forca e ligjit, te cilet pasi u lajmëruan të ikin mund të rikthehen për të provuar të vjedhin të tjerat.
 
 
Shqipëria sot ka vetem një institucion demokratik në sintoni me zemërimin e shoqërisë!
 
 
Ajo është vetem Opozita, i vetmi institucion legal e moral edhe pse kerkoni t’ja rrëmbeni legalitetin në vitin elektoral.
 
Opozita sot nuk ju voton kundër, nuk ju voton pro madje nuk ju voton fare në këtë genjeshter dhe hipokrizi te re, thjesht ju njeh autoresinë e gënjeshtrës, ju njeh pronësinë e paturpësisë, ju drejton  gishtin për korrupsionin vanitoz, për pengimin  e përdorimin e drejtësisë, për tribalizmin e institucioneve, për asgjësimin e demokracisë dhe pengimin e integrimit dhe së shpejti,  ju heq karrigen ku jeni ulur  nga maja e së cilës po shkretoni këtë vënd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco