Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Elisa thyen rekordet e veta, memorizon në kohë rekord fjalimin e 'Skënderbeut' të saj

14:19, 27/05/2024
A+ Aa A-

Elisa Spiropali deklaroi sot në seancën e Kuvendit se projektrezoluta antikorrupsion nuk është një ndryshim kursi i vendit, por thjesht një reformim i thelluar. 

Elisa si gjithmonë është në linjën “Skënderbeut” të saj, gjë që e tregoi edhe në fjalën e saj në mbrojtje të rezolutës, të cilën me siguri as nuk e ka lexuar, por e kishte të lehtë pasi foli pas “Skëndërbetu” dhe kishte memorizur gati fjalë për fjalë fjalët e tij. Memorizimi në një kohë kaq të shkurtër i fjalëve të Ramës nga Elisa, është një rekordi i ri për Elisën, e cila po rezulton e pakonkurueshme brenda servilëve të shumtë të Rilindjes.

"Pavarësisht se si do të votoni, përtej kartonit, projektrezoluta antikorrupsion nuk është një ndryshim i drejtimit të kursit të vendit. Është një vijim i natyrshëm dhe një reformim i thelluar, një përpjekje për mirëqeverisje dhe antikorrupsion, për ta bërë Shqipërinë më evropiane, më të ndershme. Synim është anëtarësimi në BE. Nevoja e implementimit të saj, përmes një Komisioni të Posaçëm parlamentar, do të duhet të trajtojë një plan kombëtar për të tria fushat. Kjo rezolutë duhet të marrë një votë unanime", u shpreh Spiropali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco