'Do doje të ishe bija e babait të Surrelit, po nuk je'/ Bardhi - Spiropalit: Je motra e Arben Ndokës, Olsi Ramës...apo?

14:08, 27/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi në debatin  tij të zhvilluar në parlament ka replikuar me ministren, Elisa Spiropali.

Bardhi në replikën e tij është shprehur se korrupsionin PD e lufton me prova dhe fakte dhe jo vetëm me fjalë.

"Ne jo thjeshtë mendojmë por edhe veprojmë si evropian, nuk bëjmë teatër me korrupsionin dhe nuk e luftojmë me pushkë uji, apo me fjalë por e kem seriozisht çdo ditë pjesë e misionit dhe ushtrimit të përgjegjësisë.

Meqë me pyetët se kush jam, unë jam Gazmend Bardhi, djali i Durimit dhe i Vjollces. E kuptoj mirë që do të doje të ishe vajza e babait të Surrelit, por për fat të keq nuk je pasi janë disa të tjera përpara teje.

Po të pyes mos je gjë motra e Olsi Ramës, motra e Arben Ndokës, je motra e adoptuar e Bajrave të Shkodrës, kunata e Pllumb Gjokës, apo mos je vajza e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco