Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Inceneratorët, e vërteta e raportit të Bankës Botërore

7 muaj nuk mjaftojnë, shtyhet publikimi i të dhënave të cens-it, Spaho: Po ‘fryhet’ popullsia

7 muaj nuk mjaftojnë, shtyhet publikimi i të dhënave të cens-it, Spaho: Po ‘fryhet’ popullsia

15:05, 27/05/2024
A+ Aa A-

Të dhënat e Cens-it të popullsisë dhe banesave nuk do të publikohen në 19 qershor siç Instituti i Statistikave kishte njoftuar.

“Konferenca për linçimin e rezultateve të CENS-it do të mbahet më 28 qershor dhe do të pasqyrohen dhe do të publikohen të dhënat kryesore të tij”, tha Elsa Dhuli, drejtoresha e INSTAT.

Nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat, deputeti demokrat Edomond Spaho akuzoi se shtyrja e afateve të publikimit të rezultateve të Cens-it po ndodh për të rritur artificialisht numrin e popullsisë.  

“Ndaj INSTAT-it po ushtrohet presion që nga 2.74 milionë banorë që kanë qenë me regjistrimin e fundit, me këtë regjistrim ta nxjerri 2.65 milionë banorë ndërkohë që numri real i popullsisë është nën 2 milionë banorë”, tha Edmond Spaho, deputet i Partisë Demokratike.

Por për drejtoreshën e Institutit të Statistikave, Ela Dhuli publikimi i rezultateve në fund të qershorit vjen vetëm si pasojë e sasisë së madhe të të dhënave.

“Jemi në një proces përpunimi të një databaze shumë voluminoze të Censit e cila kërkon rakordime dhe konsistencë”, tha Elsa Dhuli, drejtoresha e INSTAT.

Duke ndarë një eksperiencë të saj familjare siç tha, deputetja demokrate Sorina Koti ngriti shqetësimin se me gjithë mbylljen e procesit ka ende qytetarë të paregjistruar. Ndërkohë socialistja, Pranvera Resuli pyeti nëse kjo mund të lidhej me një mungesë të mundshme të stafit.

“Kam informacion se jo të gjithë qytetarët që jetojnë në Republikën e Shqipërisë janë regjistruar. Madje kam edhe rast familjar, që megjithëse unë e kam bërë kërkesën dy herë, nuk ka ardhur asnjë anketues”, tha Sorina Koti, deputete e Partisë Demokratike.

“Ai i ishte i mjaftueshëm stafi dhe mos ndoshta ka pasur nevojë për më shumë trajnime?”, u shpreh Pranvera Resuli, deputete e Partisë Socialiste.

Teksa pranoi se në institucionin që ajo drejton ka pasur mungesa për punonjës, Dhuli sqaroi edhe mbi rastet e qytetarëve ende të paregjistruar.

“I gjithë angazhimi ka qenë për t’u mbuluar 100 për qind territori i vendit, por ka pasur raste të personave të paregjistruar, shpesh edhe kur anketuesit kanë shkuar nga 3.4 herë në banesë. Rastet e paregjistruara do të bëhen publike në konferencën e 28 qershorit”, u shpreh Elsa Dhuli, drejtoresha e INSTAT.

Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, drejtoresha e INSTAT njoftoi se së shpejti do të nisë puna përgatitore edhe për Censin e bujqësisë, proces që është parashikuar të zhvillohet këtë vjeshtë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco