Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Inceneratorët, e vërteta e raportit të Bankës Botërore

Kapja e SPAK/ Rama e quan fantazi të opozitës, harron thirrjet për prokurorët nga konventat e rilindjes

Kapja e SPAK/ Rama e quan fantazi të opozitës, harron thirrjet për prokurorët nga konventat e rilindjes

14:13, 27/05/2024
A+ Aa A-

Në prezantimin e projekt-rezolutës kundër korrupsionit që Partia Socialiste i ka propozuar opozitës, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë hamendësimet se kjo bëhet për të vënë në kontroll SPAK-un. Rama tha se këto janë fantazi të opozitës.

 “Kjo rezolutë është çfarë i duhet nga ky parlament sot republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptare për të mbështetur anëtarësimin në BE në vitin 2030. Kjo nisëm që merr jetë me këtë rezolutë nuk ka të bëjë me asgjëkund me komentet që janë bërë. Janë fantazuar vënia në kontroll e SPAK apo se ne jemi kujtuar pas 10 vjetësh të luftojmë korrupsioni.

Ndërkohë Rama harroi thirrjet e tij deri ne ulëritje nga Konventat e PS ku jepte urdhëra për arrstime te opozitës nga SPAK. Ka harruar kërcënimet e njëpasnjëshme drejetuar prokurorëve herë direkt e herë indirekt ku vetëm një ditë para se te merrej ne pyetje Ilir Beqaj ai dilte në televizione duke i bëre rklamë një PPP-je që kishte shkaktuar milona eruo deme shtetit shqiptar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco