‘Sot Shqiptari i ri është hyzmeqari i botës’/ Alizoti: Vendi ka një projekt për vjedhje...

15:22, 27/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti në fjalën e tij në parlament është shprehur se në Shqiëpri nuk ka korrupsion por ka një projekt për vjedhje.

Alizoti ka theksuar se armiku më i madh i së drejtës është pushteti, armiku më i madh i shtetit është pushteti, drejtësia nuk bëhet dot me rezoluta.

"A bëhet drejtësia me një projekt rezolutë?! Mendoj se drejtësia është ndërgjegje e politikanëve e një kombi. Tahiri që ishte ministër i brëndshëm i vendosi pozita apo opozita, zv.kryeministri që ka ikur e vendos pozita apo opozita.

Ne vijmë nga një sistem komunist që ndërtonte botën virtuale, propagandë.

Ju mendoni se drejtësia në një shoqëri vendoset nga një projekt rezolutë?! Drejtësia është sfida më e madhe e një shoqërie, ajo gjendet në ndërgjegjen e shoqërisë dhe elitave.

Kur elita në Shqipëri sot është më e pasura në rajon, dhe deputetët janë më të pasurit në vend nuk mund të bëjnë drejtësi. Armiku më i madh i së drejtës është pushteti, armiku më i madh i shtetit është pushteti, drejtësia nuk bëhet dot me rezoluta.

Nuk mund të ketë drejtësi në një sistem të padrejtë, thënie kjo nga një filozof i madh.

Sot Shqipëria nuk ka korrupsion por ka një projekt për vjedhje. Kam parë shumë herë që kryeministri shko në europë dhe kërcen, këtë e bën vetëm Modi. Me emigrantët diskutohet për ekonominë dhe jo të kërcehet pasi është një komb drejt shpërbërjes. Sot Shqiptari i ri është hyzmeqari i botës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco