Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Shehaj: Rama sulmon Hysenbelliun por nuk prek kullat pa leje në mes të Tiranës

18:24, 01/12/2022
A+ Aa A-

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv ndërhyrjen e IKMT në Prestige Resort duke shembur restorantin e hotelit.

Brisida Shehaj tha kjo që ka ndodhur sot është skandaloze ndërsa shtoi se mediat e Hysenbelliut nuk janë nën hetim për evazion dhe nuk kanë çështje penale të hapura.

Shehaj deklaroi se Rama sulmon pronarin e një media ndërsa kullat pa leje në Tiranë dhe hotelet pa leje të kryeqytetit ku nuk ka ngelur qeveritar pa zbarkuar, nuk preken.

"Qeveria po jep çdo gjë për të ardhur një investitor që do investojë 79 mln euro, si e prish një investim që kushton 30 mln euro kur në të mirë publike, nëse do mendoje për të mirën publike, edhe si biznes, nuk do e shkatërroje por do e sekuestroje.

Kemi tek liqeni kulla që s'kanë fare leje, ndërkohë në kodrat e Tiranës dhe afër disa hoteleve që nuk ngeli ministër e kryeministër pa zbarkuar në inagurime, është ndërtim 100 për qind pa leje e nuk prishet.

Ai thotë do bëj VKM për ta sekuestruar dhe t'ia vë në shërbim qytetarëve, pse nuk e sekuestroi dhe resortin, pse nuk i dha mundësinë zotërisë të paguante detyrimet, ose të kishte proces gjyqësor.

Nëse Hysenbelliu për aq sa ka dalë nga leja na çon në Strasburg, nga 30 mln euro i shkon fatura 90 mln euro e paguajmë ne dhe thotë faleminderit Edi Rama."-tha Shehaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco