Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Hackerat rrëzuan shtetin/ Rama në OKB: Sulmi kibernetik u sponsorizua nga Irani

Hackerat rrëzuan shtetin/ Rama në OKB: Sulmi kibernetik u sponsorizua nga Irani

18:34, 24/09/2022
A+ Aa A-

Edi Rama mbajti sot fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ku foli edhe për sulmin kibernetik të Iranit në vendin tonë. 

Rama i bëri thirrje OKB-së të shtojë sigurinë për të parandaluar sulme të tilla në të ardhmen.

Ai u ndal te sulmi i nisur në muajin korrik ndaj vendit tonë ndërsa shtoi se Shqipëria nuk pati rrugë tjetër përveçse të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Bota nuk ka qenë asnjëherë vend i qetë dhe ka shumë sfida serioze që duhen trajtuar në mënyrë të duhur. Shumë vende janë bërë objekt i kapjes së pushtetit me forcë. Në një kohë kur një mori krizash e kanë zhytur botën në trazim i kërkoj asamblesë në një çështje tjetër atë të sigurisë kibernetike.

Në Shqipëri 95% e shërbimeve ofrohen online për të kursyer kohën, energjinë dhe përmirësojnë cilësinë., Korrikun e kaluar Shqipëria u bëj objekt i një sulmi të paprovokuar kibernetik që kishte synim paralizimin e shërbimit publik. Një hetim i thelluar, i gjatë dhe tërësor i kryer me ekspertizë botërore ka konfirmuar se sulmi kibernetik ishte një sponsorizimi i Iranit.

Duke u përballur me një shkelje kaq flagrante të normave në një kohë paqeje, qeveria shqiptare nuk pati zgjidhje tjetër veçse të ndërpriste marrëdhëniet me Iranit. Shpresojmë që kjo masë të jetë shembull. I bëjmë thirrje OKB të përqendrohet te siguria kibernetike dhe duke investuar në parandalim. Shqipëria është anëtare e Bashkisë së Ballkanit., një pjesë e Europës me histori të trazuar”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco