Rama ‘armatoset’ me dronët e Erdoganit, por nuk tregon çmimin e blerjes

Rama ‘armatoset’ me dronët e Erdoganit, por nuk tregon çmimin e blerjes

21:43, 22/09/2022
A+ Aa A-

Edi Rama ka zbuluar mbrëmjen e sotme se qeveria e tij do të blejë 6 dronë nga Turqia.

Rama sot ka dhënë detaje nga takimi i fundit me Erdogan duke thënë se Shqipëria është drejt marrëveshjes për të marrë 6 dron nga Turqia.

Rama: Ne kemi biseduar për domosdoshmërinë e dronëve dhe jemi në përfundim të marrëveshjes për të marrë edhe ne drone bajraktar, dron të armatosur.

Pyetje: Do ti paguajë Shqipëria këto?

Rama: Po, patjetër

Pyetje: Janë të shtrenjtë?

Rama: Janë me çmim të arsyeshëm

Pyetje: Sa dron do të marrë?

Rama: Janë me pako, do të marrim 6 dron të armatosur dhe do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrollet në territor, për ndërtime pa leje, për pyjet, për ndjekjen e personave në kërkim, për kultivimin e drogës etj.

Gjatë intervistës Rama dha detaje për koston që kanë dronët e armatosur 'Bayraktar TB2', por theksoi se Shqipëria do t'i marrë me çmim të arsyeshëm.

Këta lloj dronësh janë përdorur edhe nga forcat ukrainase në luftën ndaj Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

David24/09/2022 09:04

Po dronet ky duduku do i mari te luftoj kanbisin dhe ndertimet paleje ,qe ne fakt i lejoi vet , dron te armatosur do i perdori dhe per vzhgim teritori, mos ja thente ne mendje ti bombardoj pallatet me dron, hajde kryeminister teknologji keta bura i duhen ketej shteti e ketij populli patriot te vertet te mbetjeve komuniste, mir ben se ky popull keshtu e do, po po digjet i njomi me thatin bashk

Shto koment

Denonco