Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Basha në Fier, demokratët kundër: Basha ik, na helmoi me gazin e Ramës

VIDEO/ Basha në Fier, demokratët kundër: Basha ik, na helmoi me gazin e Ramës

10:57, 16/01/2022
A+ Aa A-

Qindra demokratë të Fierit kanë dalë në protestë kundër vizitës së deputetit Lulzim Basha.

Ata i kanë kërkuar që të largohet nga Fieri, pasi nuk ka çfarë kërkon më në këtë vend.

Me thirrjet ‘Basha ik’, ata kanë akuzuar deputetin se i ka helmuar me gazin e Ramës.

Njëri prej demokratëve është shprehur se kjo vizitë është një provokim për demokratët.

‘Kam 8 vjet që punoj me Bashën dhe ai më ka hedhur gaz lotësjellës’, tha një prej zonjave në protestë.

‘Gazin që kam marrë tek Lulzim Basha nuk e kam thithur as tek Edi Rama.

Nuk jam i pabesë si Basha. Me atë që ka bërë me profesor Sali Berishën, nuk e ka bërë askush.

Nuk ma merr dot më votën Lulzim Basha, as me pistoletë në kokë, nuk ma merr më’, u shpreh një tjetër demokrat në Fier.

Akuza e një tjetër demokrati ishte më e rëndë.

‘Helmoi vëllai, vëllanë. Nuk ka më poshtërsi. Ne dërguam fëmijët për protestë paqësore, por ai na i helmoi’, tha demokrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

London 16/01/2022 12:42

Shikoni si salla e Braves eshte e erret që mos te njihen

Shto koment

Denonco