Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Dega 4 e PD publikon emrat e delegatëve/ Bozhiqi: Basha kyçi shtëpinë tonë, Foltorja ka ngjallur shpresën

Dega 4 e PD publikon emrat e delegatëve/ Bozhiqi: Basha kyçi shtëpinë tonë, Foltorja ka ngjallur shpresën

16:49, 30/11/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i degës numër 4 në Tiranë, Luan Bozhiqi, i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për faktin se dega 4 e PD në Tiranë ka publikuar edhe emrat e delegatëve të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Bozhiqi theksoi se Basha sot bëri veprim të turpshëm, duke mbyllur me çelës derën e PD, shtëpinë e demokratëve. Ai shtoi se Foltorja e Sali Berishës ka ngjallur shpresën.

“Basha kyçi sot shtëpinë tonë, dyert e selisë së PD-së. Dega 4 Tiranë ka qenë përherë aktive, por marrëdhëniet tona me lidershipin kanë qenë të ftohta, megjithëse ne kemi dashur të jemi pranë tyre. Ne nuk jemi pyetur kërrkund, sikur të jemi kukulla. Është fyese që Lulzim Basha nuk na pyet. Nëse Basha nuk pyet anëtarësinë, atëherë pse na duhet ky njeri. Me Bashën vetëm po humbim.

Foltorja e Berishës ka ngjallur shpresë. Duhet bërë rregull, që kryetari që humbet zgjedhjet, duhet që të ikë. Dua të them se lidershipi i PD është bërë qesharak dhe bëjnë deklarata të turpshme. Është fyese deklarata që bën Bardhi. Delegatët jo vetëm që nuk shiten me teke raki, por as nuk shiten, ata janë demokratë të vërtetë në shpirt. Kryetari i degës 4 në Tiranë ka hequr njerëz, gjë që nuk do e bënim ne kurrë. Ata duan përçarja, ndërsa ne duam një PD më të bashkuar”, deklaroi Bozhiqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco