Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Berisha: Në Kuvendin e 11 dhjetorit, shpallim Azem Hajdarin 'President Nderi i Përjetshëm i PD'

Berisha: Në Kuvendin e 11 dhjetorit, shpallim Azem Hajdarin 'President Nderi i Përjetshëm i PD'

18:33, 19/11/2021
A+ Aa A-

Nga foltorja e Librazhdit ish-kryeministri ka njoftuar se në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, themeluesi i ndjerë Azem Hajdari do shpallet President Nderi i Përjetshëm i PD.

Kujtojmë që Azem Hajdari ka qënë zgjedhur deputet i Librazhdit.

Berisha: Së pari kam kënaqsinë tju informoj ju dhe të gjithë demokratët shqiptarë se në Kuvendin e 11 dhjetorit, tribuni i pluralizmit shqiptar dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdari do shpallet President i Përjetshëm i PD.

Së dyti, në analizë të ftohtë, një nga shkaqet e dështimit tonë tetë vjeçar është largimi i PD nga shtyllat kryesore të saj, të ekzistencës së saj, të përndjekurit politik, pronarët dhe vlerat kryesore të forcave konservatore në botë, familja, dinjiteti njerëzot, prona dhe interesi kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco