‘Dr. Shahin Kadare mbylli sytë përgjithmonë’/ Berisha mesazh ngushëllimi për themeluesin e PD

‘Dr. Shahin Kadare mbylli sytë përgjithmonë’/ Berisha mesazh ngushëllimi për themeluesin e PD

17:04, 18/11/2021
A+ Aa A-

‘Ka mbyllur sytë përgjithmonë Dr. Shahin Kadare, një nga themeluesit e Partise Demokratike dhe drejtuesit e saj’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, ish-kryeministri ka vlerësuar figurën e Dr. Kadaresë, duke theksuar se vendi humbi njërin prej personaliteteve të fillimeve dhe kohrave të veshtira të saj, mjekësia shqiptare një studiues të përkushtuar dhe pasionant, familja njeriun e saj të dashur, prindin dhe bashkëshortin shembullor.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Dr Shahin Kadare mbylli syte pergjithmone.

Te dashur miq, Dr Shahin Kadare, nje nga themeluesit e Partise Demokratike dhe drejtuesit e saj, intelektual i mirenjohur dhe diplomat i afte, mjek dhe pedagog i shquar ne fushen e onkologjise mbylli syte pergjithmone. Me ndarjen nga jeta te Dr Shahinit vendi humbi njerin prej personaliteteve te fillimeve dhe kohrave te veshtira te saj, mjekesia shqiptare nje studiues te perkushtuar dhe pasionant, familja njeriun e saj te dashur, prindin dhe bashkeshortin shembullor.

Duke shprehur nderimin tim me te thelle per kontributin e çmuar te Dr Shahin Kadares ne fushat te cilave ai ju kushtoi jeten, idealet, energjite dhe mendjen e tij, u percjell ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar, miqve dhe te afermve te tij dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i mire i Shahin Kadares te gjej paqen e merituar! Amin! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco