Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

VIDEO/ Si hyri Prindi 1 dhe Prindi 2 në ligjin francez, kur LGBT janë vetëm 3.5% në botë? - Shpjegimi interesant i studiesit

VIDEO/ Si hyri Prindi 1 dhe Prindi 2 në ligjin francez, kur LGBT janë vetëm 3.5% në botë? - Shpjegimi interesant i studiesit

12:54, 22/10/2021
A+ Aa A-

Prej nga ku e ka burimin, teoria e re që po shfaqet nëpër botë e zëvendësimit të emrave Nënë dhe Baba me Prindi 1 dhe Prindi 2 në një kohë kur komuniteti homoseksual në botë, me statistika, përbën vetëm 3,5% ? Si hyri kjo filozofi në parlamentin francez, që arriti të mposhtë shumicën dhe të fusë në legjislacionin e tij Prindin 1 dhe Prindin 2?  

Studiuesi Eno Bajrami e ka shpjeguar këtë dukuri sot në Kafe Shqeto në SYRI TV, dukuri që po turbullon edhe shoqërinë shqiptare, duke shkuar tek rrënja e saj: Mosbesimi!  

“Në momentin kur ka mosbesim, do të thotë që gjithçka që ne kemi bërë, që ka bërë njerëzimi deri më sot, - shpjegoi ai, - vihet në pikëpyetje. Gjithçka që ne kemi bërë "nuk ka" kuptim, "nuk ka" asnjë të vërtetë ku ne të bazohemi dhe për sa kohë "nuk ka" të vërtetë, e vërteta dhe çdo e vërtetë mbetet relative!  Psh. ne kemi rastin aktual,  gjyqin e Kosovës, është faktik se është gjenocid, poe dhe gjyqi vazhdon sepse ka më shumë vlerë argumenti sipas disave, - sesa fakti."

INTERVISTA:

Flavio:  Një ndryshim i tillë zoti Bajrami filloi me Prindi 1,  Prindi 2. Lajmi i dytë ishte “Supermeni do të ishte biseksual”. Lajmi i tretë është që është hequr termi Nënë. Nuk po flasim për konceptin dhe perceptimin që ne kemi si të rritur, por po flasim për  ndikimin që do të kenë ndryshime të tilla tek fëmijët dhe duket pak si lëvizje leniniste. Ai kishte për qëllim të ndikonte te fëmijët në radhë të parë.  A është një aplikim seksual i koncepteve leniniste dhe çfarë efektesh kanë tek fëmijët ndryshime strukturore kaq të mëdha?

Eno Bajrami: Ajo që thatë nuk është pa lidhje, qëndron, të paktën në sajë të hulumtimeve të mia. Flas për hulumtime shkencore. Në aspektin seksual në këtë rast është një pasojë. Mendoj që në këtë rast të shikojmë pak shkakun dhe në fakt ato çka prirem të besoj është se kjo Lëvizje ka filluar kryesisht me krizën ekonomike të para 15 viteve që ende po vazhdon pavarësisht se është lënë jashtë vëmendjes.

Në qoftë se i referohemi mediave ndërkombëtare të asaj kohe, kanë hedhur një lajm që shumë qeveri dhe shumë autoritete, qoftë akademike, i janë rikthyer librave të Marksit sepse pati një lloj dyshimi në stablishmentin e kohës që ndoshta ky kapitalizmi që kemi ndërtuar me kaq mund dhe kaq sakrifica ndoshta nuk funksion në disa pjesë. Dhe çështë e vërteta, gjatë asaj periudhe gjetën vend teoritë e quajtura post-moderniste.

Profesori I nderuar ndoshta mund t’i njohë se janë teori të dala nga francezë, kryesisht nga autori Zhan Jean-François Lyotard që ishte një mbrojtës radikal i tezave të majta radikale markiste, që në përfundim të të gjithë aktivitetit të tij filozifik ngeli totalisht i zhgënjyer nga sesi komunizmi u zhvillua në botë. Pa dëmet e komunizmit, viktimat, gjithë këto pasojat që i vuajmë dhe sot dhe doli në teorinë që në fakt është bërthama e lëvizjes post-moderniste që është “Mosbesimi”.

Ky mosbesim i gjithë filozofisë post-moderniste  është në fakt bërthama ku buron gjithçka tani. Dhe në momentin që kemi mosbesimin si bërthamë, shumë autorë të influencuar nga kjo filozofi që janë shumë të mirënjohur, si Michel Foucault, Jacques Derrida etj sot kanë gjetur shumë terren falë zhvillimit të teknologjisë në treg. Pra jemi në epokën e internetit, nuk ka nevojë të vesh në bibliotekë sot, filozofinë e ke dhe në Facebook në copëza të ndryshme postimesh dhe kjo filozofi është bërë pjesë e kulturës sonë dhe po e lufton kulturën aktuale që është modernizmi. Kjo ka lindur në Francë nga iluminizmi për çudi dhe sot jemi me një këmbë në modernizëm dhe më këmbën tjetër në post-modernizëm.Disa pjesë të asaj doktrine po aplikohen si në nivelin social-kulturor, ashtu edhe në nivelin politik.

Flavio:  Pra, t’i qëndrojmë pyetjes më sipër.

Bajrami: Duhet parë nga buron kjo gjë, sepse kjo lloj doktrine çoi në ligjin francez në vitin 2016 që nxori legjislacionin për Prindin 1 dhe Prindin 2. Jemi në post-modenizën, shumica e botës po e aplikon post-modernizmin.  Atëherë , në momentin kur ka mosbesim, do të thotë që gjithçka që ne kemi bërë, që ka bërë njerëzimi deri më sot, pra flasim për historinë, vihet në pikëpyetje. Që do të thotë se gjithçka që ne kemi bërë nuk ka kuptim, nuk ka asnjë të vërtetë ku ne të bazohemi dhe për sa kohë nuk ka të vërtetë, e vërteta dhe çdo e vërtetë mbetet relative. Dhe këta thonë që nuk ka të vërtetë objektive, pasi secili ka të vërtetën e tij, mund të bëjë çfarë të dojë, të thotë çfarë të dojë e kështu me radhë, sepse e vërteta është e përkohshme, e kufizuar dhe nuk ka asgjë. Faktet gjithashtu janë të pavlefshme.

Ne kemi rastin që kemi ndjekur si aktual,  gjyqin e Kosovës. Tani është faktik se është gjenocid, po dhe vazhdon gjyqi sepse ka më shumë vlerë argumenti sipas disave, sesa fakti. Prandaj ai gjyq vazhdon. Prandaj është tërësisht çështje mentaliteti dhe kulturore.

Dhe në lidhje me këtë edhe morali është relativ sepse për sa kohë nuk ka të vërtetë relative, nuk mund të ketë një sistem morali, një sistem nderi, një sistem drejtësie të saktë njësoj për këdo. Secili është i pritur ta mendojë vetë ç’është e drejtë.

Dori: Unë kam një pyetje, a duhet një shoqëri disa gurë themeli që nuk duhet të shkërmoqen kurrë? Në emër të modernizmit, të riformimit të shoqërisë, të të gjitha vlerave, a duhet të ketë disa gurë themeli? A duhet të mbetet Nëna, nëna apo të vëmë emra nga më të çuditshmit dhe të vazhdojmë të ndjehemi mirë?

Bajrami: Në sajë të punës sime më është dashur të studioj tetëmijë vite histori dhe disa gjëra që janë parime universale që njihen dhe në modernizëm nuk kanë ndryshuar asnjëherë dhe ato janë shtyllat që e mbajnë shoqërinë. Tani në momentin që këto vihen në pikëpyetje si gjëra jo të vërteta dhe ka mosbesim ndaj tyre, atëherë po fillon një mendim i ri që përkthehet në një rend të ri shoqëror, në një rend të ri politik pra është një epokë e re në të cilën ne po hyjmë.

Dori: A keni një qëndrim personal ndaj kësaj?

Eno Bajrami: Unë prirem që të mendoj se disa parime duhet të qëndrojnë. Parimi i demokracisë, që nuk ka ndryshuar dhe njerëzit kanë luftuar për të. Tani mund të më thoni ju dhe unë po e ngre si pyetje, komuniteti LGBT në të gjithë botën - unë s’kam asgjë kundër tyre, të kuptohemi drejt – por po flasim për aspektin demokratik. Ky komunitet në rang botëror dhe unë kam statistikat e rifreskuara, zë 3,5% në rang global. Pra është vetëm 3,5%. Është një komunitet siç mund të jetë një komunitet muzikantësh: 3,5%.

Tani, më thoni sa e drejtë është që një qeveri, si është qeveria franceze, hedh një ligj në 2019-ën pa u konsultuar fare më shumicën që është 96,5% ku dhe aty ka grupe interesi, psh tradicionalistësh, religjiozët, konservatorët , esktremistët,  edhe brenda këtij 96,5%, pra qofshin edhe më pak, por që duhen pyetur se edhe ata janë qenie njerëzore po të ecim me konceptin...pra 96,5% nuk pyetet dhe shteti e fut në parlament ligjin për t’i shërbyer 3,5%-it?! Kjo është fyerje e parimit demokratik të paktën në gjykimin tim!/ar.sh/SYRI.NET

LEXO ME SHUME: Zëvendësimi i fjalës Nënë me Partner?! Prof. Tupja flet shqeto: Po kur rrëzohemi, ne nuk thërrasim 'O partnere e babait'!

LEXO ME SHUME: 'Nuk do ta quaj mamanë time as Prindi 1, as Prindi 2, por mama, nënë' - Zëri i fortë i LGBT në 'Kafe Shqeto'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco