Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

‘PD s’mund të ngelet peng'/ Anëtarja e KK në krah të Berishës: Sërish bashkë, me 30 vjet më shumë pjekuri!

‘PD s’mund të ngelet peng'/ Anëtarja e KK në krah të Berishës: Sërish bashkë, me 30 vjet më shumë pjekuri!

23:03, 20/10/2021
A+ Aa A-

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Irena Progni ka deklaruar mbështejen e saj për lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ka theksuar se Partia Demokratike nuk mund të ngelet peng i atyre, që përveç interesit të tyre personal, nuk shohin asnjë ngjyrë tjetër në të, peng i të paaftëve, që moçalojnë pas pushtetit invalid rastësor.

‘Sot i kërkuam Berishës, një PD, strehë të demokratëve të vërtetë dhe jo të allishverisheve politike, kërkuam një PD, e cila të shërbejë, si garanci e plotë e kauzës së demokratëve, kërkuam PD-në e shpresës dhe të besimit’, shkruan Progni në Facebook.

Postimi i plotë i Irena Prognit:

Partia Demokratike nuk mund të ngelet peng i atyre, që e kanë shpërdoruar atë, peng i qokave personale, peng i nepotizmit, peng i grabitqarëve me pushtet, peng i shit-blerjeve politike, peng i atyre, që përveç interesit të tyre personal, nuk shohin asnjë ngjyrë tjetër në të, peng i të paaftëve, që moçalojnë pas pushtetit invalid rastësor.

Partia Demokratike është aset i çmuar kombëtar, për të cilën është derdhur gjak ndër dekada, për të cilën janë persekutuar, vrarë e pushkatuar qindra e mijëra mendje të ndritura, në themelet e të cilës rënkojnë ende shpirtërat e njerëzve, që deshën lirinë, demokracinë, dinjitetin, votën e lirë, besimin, Shqipërinë dhe kombin.

Ndaj, sot kërkuam një PD të fortë, të bashkuar, të ristrukturuar, me bazë parime dhe vlera demokratike.

Kërkuam një PD, strehë të demokratëve të vërtetë dhe jo të allishverisheve politike, kërkuam një PD, e cila të shërbejë, si garanci e plotë e kauzës së demokratëve, kërkuam PD-në e shpresës dhe të besimit.

Së bashku sërish, por sot, me 30 vjet më shumë pjekuri dhe sfida politike! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco