Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO- KAFE SHQETO/ Krimi ka kapur Fierin, Baçi: Nuk është gjë e re

VIDEO- KAFE SHQETO/ Krimi ka kapur Fierin, Baçi: Nuk është gjë e re

10:52, 23/07/2021
A+ Aa A-

Ditët e fundit, akuzat mes socialistëve të Fierit për lidhje me krimin kanë dominuar edhe lajmet e redaksive kryesore të Tiranës.

Deputeti i zgjedhur i PD, Luan Baçi, ishte i ftuari i KAFE SHQETO këtë mëngjes. Ai tha se këto akuza që bëhen nga socialistët, të ndezura nga Petro Koçi, nuk janë asgjë e re.

“Mund të them që le të hanë kokat e tyre. Por nuk më pëlqen si shprehje pasi tregon se shteti nuk ekziston”.

“Një denoncim i kreut të PS në Fier, Petro Koçi, nuk është një gjë e re. Janë denoncime të bëra shpeshherë nga PD, nga opozita, por edhe nga qytetarët,” tha ai.

“Kjo nuk është luftë parimore, por një luftë për interesa shumë të ngushta personale. Është luftë grupimesh të krijuara brenda PS-së në Fier.

Petro Koçi nuk ka qenë jashtë aktivitetit dhe punës së bashkisë. Ai ka mbajtur poste të larta dhe kjo do të thotë se ai i ka pasur informacionet e duhura. E reja e denoncimeve të tij është se e denoncon vetë PS, pra e denoncon Koçi. Me fjalë të tjera është PS që denoncon PS-në,” tha Baçi.

Më tej ai tregoi edhe cilat institucione janë të kapura nga krimi.

Ndiqeni më poshtë intervistën e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco