VIDEO/ Valdete Daka reagon pas shkarkimit, akuzon Presidenten Osmani për kërcënim

VIDEO/ Valdete Daka reagon pas shkarkimit, akuzon Presidenten Osmani për kërcënim

13:15, 15/06/2021
A+ Aa A-

Valdete Daka, Ish- kryetarja e KQZ-së ka bërë me dije se do të ndërmarri të gjitha rrugët ligjore për shkarkimin e saj. Në një konferencë për shtyp ajo ka akuzuar Presidenten Vjosa Osmani se e ka kërcënuar që prej janarit për shkarkimin. 

Nga syri TV

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konferencë për media pas shkarkimit të saj nga presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidentja ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e dhënë gjatë fushatës së fundit elektorale për shkarkimin e saj. Daka e ka quajtur këtë vendim,  vendim jo kushtetues.

Ish Kryetarja Daka, e cila ka qënë në krye të këtij institucioni prej 11 vitesh, ka paralajmëruar se do të ndjeki cdo rrugë ligjore për këtë shkarkim.

Ish-kryesuesja e KQZ-së ka thënë se kërcënimet publike të presidentes Vjosa Osmani kanë nisur nga janari i vitit 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco